Prokuroria ka zbardhur ngjarjen ku gjeti vdekjen Majlinda Hoxha dhe mbeti i plagosur Elton Fusha.
Sipas prokurorisë, gjithçka ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 25 mijë lekësh, ndërkohë që gruaja 40 vjeçare ka mbetur viktimë e rastësishme, pasi objektivi i vrasjes ka qenë shtetasi Elton Fusha.
Duke zbardhur dinamikën e ngjarjes, prokuroria thotë se ka lëshuar urdhër arresti ndaj Ndriçim Ballës, si person i dyshuar si autor i ngjarjes.
Arrestimi i 33- vjeçarit Balla është bërë i ditur edhe nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave, shtetasi Ndriçim Balla, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar”, është autor i vrasjes me armë zjarri të shtetases Majlinda Hoxha si dhe plagosjes së rëndë të shtetasit Elton Fusha.
Atentati më 10 shtator







