Të tjera detaje kanë dalë nga atentati me bombë ndaj oligarkut ukrainas Vadim Yermolaev në 29 qershor në Monako.
CNN ka shkruar se autorja e dyshuar e vrasjes, Anastasia Berezovskaya, mund të jetë paguar 6-7 mijë euro për kryerjen e krimit. Pagesat dyshohet të jenë bërë përmes transfertave bankare dhe kriptomonedhave.
Në momentin e atentatit, Berezovskaya ishte maskuar si burr. Ajo nuk kishte të kaluar kriminale, asnjë lidhje të njohur me Yermolaievin dhe asnjë motiv të dukshëm për kryerjen e krimit.
Një javë pasi autoritetet thanë se ajo e kishte vendosur bombën, nëna beqare 39-vjeçare u gjet e vdekur, e varrosur në një gropë të cekët në një pyll pranë Kievit.
Dy të dyshuarit për vrasjen e saj, Vladislav Reut dhe Vitaly Zykovich, kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Reut, i cili në kohën e atentatit në Monako ishte oficer në shërbim i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), ka pranuar përfshirjen në vrasje, por pretendon se ka vepruar pa dijeninë e eprorëve. Ndërkohë, autoritetet ukrainase mohojnë çdo përfshirje të shërbimit inteligjent në këtë rast.
Vetë Yermolaev thotë se nuk beson se shteti ukrainas ka urdhëruar vrasjen e tij, por dyshon se dikush mund të ketë punësuar privatisht persona me përvojë në operacione të fshehta.









Komente
Komento