TIRANË - Dy kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari të arrestuar sit ë dyshuar për planifikim e atentatit ndaj Pajtim Serjanit mbrëmjen e 5 janarit në kryeqytet do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ka qenë ky vendimi i gjykatës së krimeve të rënda dhënë këtë të hënë ndaj dy të rinjve, pasi ata janë nën akuzë për planifikim të vrasjes së mbetur në tentativë dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e një vrasje.
Burime për A1Report nga seanca bënë me dije se dy të rinjtë kanë mohuar akuzën dhe kanë këruar të lihen të lirë pasi s’kanë lidhje me atentatin, ku objektiv sipas hetimeve rezultoi se ishte shtetasi Pajtim Seriani.
A1Report ka mundur të mësojë se Aurel dhe Amarildo Hoxhallari po hetohen dhe për akuzën e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë në kryeqytet.
Mbrëmjen e 5 Janarit në rrugën e Kavajë Artur Baze qëlloi me armë mbi Pajtim Serjanin dhe efektin e policisë Roland Mete duke i plagosur, por pas shkëmbimit të zjarrit me policin mete atentatori baze gjeti vdekjen.
Po atë mbrëmje një tjetër atentat ndodhi në rrugën Rinas-Tiranë ku mbeti i plagosur Emiljano Shullazi, por policia zyrtarisht ka mohuar që ngjarjet të kenë lidhja me njëra tjetrën deri në këtë fazë ku ndodhen hetimet.
Për të arritur në identifikimin e dy të rinjve si porositës të dyshuar të atentatit policia e Tiranës organizoi një operacion që zgjati 72 orë ku mes të tjerave u përgjuan dhe një sërë numrash telefoni që komunikonin me Aurel dhe Amarildo Hoxhallarin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO