Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të mos ndryshojë “arrestin me burg” ndaj efektivit të policisë Roland Meta nën akuzë për vrasjen e Artur Bazes, ky i fundit më 5 janar në rrugën e Kavajës qëlloi ndaj Pajtim Serianit duke e plagosur.

Arrestin me burg efektivi i policisë e apeloi për herë të dytë brenda 1 jave, ndërsa pas mjekimit ai do të rikthehet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve të cilat po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mbrëmjen e 5 janarit në atetnatin e rrugës së Kavajës mbeti i plagosur dhe vetë polici Meta, teksa ndërhyri me armën e punës duke qëlluar mbi Bazen.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)