Atentati ndaj shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, babai i autorit: Familje e respektuar, s'kemi pasur kurrë konflikte! Do jem polic në kapjen e djalit tim (VIDEO)

Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanaj autorit që dyshohet se i ka bërë atentat shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ka deklaruar se do të jetë polic në kapjen e djalit të tij duke bashkëpunuar me drejtësinë.

Teksa i ka bërë thirrje djalit të dorëzohet por edhe gjithkujt që ka informacione për të që të ndihmojë drejtësinë, Arben Hasanaj ka deklaruar se me familjen e shefit të policisë bashkiake nuk kanë pasur kurrë konflikte, madje shtoi se gëzon një respekt të madh për to. 

"Të dorëzohet në emrin tim. Do e përkrah do e mbështes e ta mbaj afër. I Ilutem me mish e me shpirt gjithkujt që e njeh dhe e dikton djalin tim të më njoftojë. Më bën nder. Unë nuk kam dijeni fare për djalin. Dy ditë para se të ndodhë ngjarja kam folur me të, e kam pas pranë, më ka dëgju dhe se imagjinoj pse ka ndodhur kjo punë.

Familja e Hasanaj jetojnë në një fshat më larg se ne. Ajo është familje e respektuar, skemi pasur kurrë konflikte dhe asnjë lidhje me ta në kuptimin e keq të fjalës. Unë kam shumë respekt dhe është familje e mirë. Ka për të dalë e drejta tamam. Unë dua të gjej djalin. Unë mbështes policinë e shtetit. Unë kam qenë polic Kufiri dhe kam dalë në pension me dëshirë. Mua drejtori i policisë dhe të gjithë me rradhë do më kenë sikur jam në polici.

Djali është fëmija ime dhe shpirti im, duhet të vijë të japë  llogari. S'kemi lidhje me ta se janë në fshat tjetër na bashkon emri shqiptar dhe mbiemri i njëjtë. Mbrëmë kam ardhur nga Anglia. Djali sa kishte mbaru shkollën. I thashë që do konkurojë në Akademinë e Rendit. Aty kërkonte patentë, e mori, shkoi u regjistrua dha testin e parë e mori po prisnim përgjigjen e praktikës. Si të ka vajtur e pyeta dhe më tha veç jam rrëzu në disa ndalesa, e mir ëi thashë se nuk je sportist", tha babai.

1602684606_HASANAJ.jpg

Ilirjan Hasanaj

 

Sa i përket dyshimeve nëse i biri është përdorur për një atentat me pagesë ai ka thënë se nuk ka dijeni, por nëse djali i tij e ka bërë një gjë të tillë do të mbajë përgjegjësi.

"Dyshimet e policisë mundet të jenë të sakta dhe mundet të mos jenë. Unë nuk di gjë dhe skam fol me të. Në momentin e parë që kam me e pa, do  e dorëzoj, nëse djali ka bë gabim  ai do mbajë përgjegjësi. Nuk kam marrë kontakt me të polici. Kemi miqësi të ndërthur s'kemi pas kurrë probleme me ta. Nëse do të ndihmoni në këtë rast unë do jem polic në kapjen e djalit tim", shtoi babai i 19 vjeçarit.

1602493297_shkoderhasanaj.jpg

Mentor Hasanaj, makina e punës ku u qëllua, autori i dyshuar Ilirjan Hasanaj dhe motori që u përdor në atentat

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Atentati ndaj shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, babai i Ilirjan Hasanaj thirrje të birit për dorëzim

Babai i Ilirjan Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet në polici, pas atentatit që dyshohet se i ka bërë shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arben Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet, pasi ka ardhur në Shqipëri. Ai u ka drejtuar një lutje të gjithë njerëzve që kanë dijeni mbi vendndodhjen e djalit të tij, që ta njoftojnë. Ilirjan Hasanaj është 19 vjeçari që dyshohet se ka bërë atentatin ndaj Mentor Hasanaj, i cili shpëtoi mrekullisht pasi mori një plumb në kokë dhe 2 të tjerë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë atenatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në automjet me të gjatë momentit që u bë atentati. 

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ku 19-vjeçari teksa po kalonte me motorr, qëlloi me armë zjarri drejt makinës së policisë. 

"Thirrje publike

Drejtuar djalit tem  Ilirianit te  dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. 

 I lutem  çdo njeriu qe din apo ka dieni  te me njoftoje.

 Baba i jot te pret nje ore e me pare  kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt", shkruan Hasanaj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sado: 14/10/2020 17:03

    Ske me burr te keq se ky . Jan gjynahet qe ke ba kur ishe polic . Na trego pse dole me deshir ne pension para kohet

    Përgjigju
    • Doli: 17/10/2020 16:44

      Bravo.

    • Aaa: 16/10/2020 06:36

      Ai rob zoti ju thoni baba i keq si sju vje zorr

  • Toni: 14/10/2020 14:10

    "Te ka baba shpirt",,, legen muti cfare kulture i ke dhene djalit, tani ke frike se ta vrasin eeee...

    Përgjigju
    • Aaa: 16/10/2020 06:37

      Ik mer idiot ai ka pranuar per te bashkpunuar me policin

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'