TIRANE - Ministri i drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar këtë të hënë rritjen e nivelit të sigurisë në burgje në nivel maksimal, pas atentatit të bërë në Durrës ndaj drejtorit të burgut të Fushë Krujës Arben Suloj.
 
Rritja e masave të sigurisë konfirmohet nga ministria e cila ka reaguar pas atentatit duke sqaruar se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj Drejtorit të Burgut të Fushë Krujës, Arben Suloj.
 
Ky institucion po ndjek me vëmendje të veçantë dinamikën e ngjarjes dhe shpreh të gjithë gadishmërinë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.
 
Me marrjen e njoftimit mbi ngjarjen, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave që do të mundësojnë forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar në tërësi, duke informuar në mënyrë periodike-ditore mbi situatën dhe zhvillimet e brendshme të këtij sistemi, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj Drejtorit të Burgut të Fushëkrujës Arben Suloj. Ky institucion po ndjek me vëmendje të veçantë dinamikën e ngjarjes dhe shpreh të gjithë gadishmërinë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj. Me marrjen e njoftimit mbi ngjarjen, Ministri i Drejtësisë, z.Nasip Naço ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave që do të mundësojnë forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar në tërësi, duke informuar në mënyrë periodike-ditore mbi situatën dhe zhvillimet e brendshme të këtij sistemi. Gjithashtu Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, inkurajon organet përkatëse të vënë sa më shpejt përpara përgjegjësisë autorët, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë asnjë pasojë dhe të mos ndikojë në mbarëvajtjen e mëtejshme të punës në sistemin penitenciar. Ministria e Drejtësisë i gjendet pranë Arben Suloj dhe familjes së tij, ndërkohë që shprehim vullnet të plotë për të vijuar punën në forcimin, ruatjen dhe zbatimin e plotë të ligjit duke mos u tërhequr përballë ngjarjeve të tilla.” thuhet në komunikatën për mediat të Ministrisë së Drejtësisë

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, Arben Suloj është bërë pre e një atentati, këtë mëngjes pasi makina me të cilën do të shkonte në punë, shpërtheu në lëvizje me lëndë eksplozive të dyshuar tritol, brenda portit të Durrësit. 

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)