Ish-presidenti dhe kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, i shpëtoi një atentati në një tubim në Pennsylvania, më 14 korrik.
Atentatori u identifikua një 20 vjeçar, i quajtuar Thomas Mattheë Crooks, i cili mbeti edhe i vrarë pas atentatit ndaj Trump.
Lidhur me këtë atentat ndaj ish-presidentit, ekspert i sigurisë kombëtare Adrian Shtuni në një lidhje skype nga SHBA, për 'Frontline Intervieë', në Report Tv tregoi se atentatori nuk ishte amator, por dinte të përdorte armët shumë mirë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sipas tij, 20-vjeçari shkonte shpesh edhe në poligon qitje me të atin.
“Ajo që dimë është se vjen nga një familje që ka arsenal armësh në shtëpi dhe kishin 20 armë, babai i tij shkonte me të në një poligon qitje. Në Amerikë ka një dashuri për armët dhe kjo na tregon se ai nuk ka qenë amator, por i njihte armët dhe i ka përdorur dhe ajo ishte AR 15 gjysmë automatike, dhe ka qëlluar në një largësi prej 120 metra. Është e vështirë që të godasësh një shënjestër që është në lëvizje, sepse Trump s’po rrinte statik. Ai e dinte mirë atë që po bënte, është pozicionuar në një nivelt të lartë për të qëllyuar. Ai ka qenë i motivuar deri në vdekje për të bërë atë që bëri”, tha ai.
Eksperti tregoi se edhe pse 20-vjeçari u pikas nga qytetarët që ishin në tubim, sipas tij, nuk është ndërhyrë në kohë për të parandaluar sulmin.
“1 minutë e 57 sekonda kanë kaluar nga momenti i parë që personi është pikasur. Ai ka hipur me një shkallë lëvizëse aty dhe është zvarritur për të mos u parë, pra është zvarritur në çatin e ndërtesës dhe është lajmëruar rasti tek policia lokale dhe se sa ka arritur policia lokale që të komunikojë me ata që bëjnë ruajtjen e presidentit, kjo është edhe pikëpyetja. Pra si ka mundësi që nuk ndodhi komunikimi në kohën e duhur?”, tha ai.
Sa i përket videos që qarkulloi në rrjet, ku një person për të cilin u tha se ishte atentatori dhe fliste me një gjuhë urrejtje ndaj Donald Trump, eksperti tha se nuk është i njëjti person.
“Ajo video është fake dhe ai person me flokë të gjatë i ngjan atij që ka kryer sulmin dhe nuk është i njëjti. Nuk ka deklaratë nga personi të konfirmuara të ndonjë natyre urrejtje ndaj një partie apo ndaj një kandidati për president. Duhet të kemi kujdes me shpërndarjen e informacioneve”, tha ai.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)