Atentati ndaj vajzës së mikut të Putinit! Pamje kur Aleksandr Dugin me duart në kokë sheh makinën në flakë me të bijën brenda

Vajza e filozofit dhe këshilltarit të ngushtë të Putinit Aleksandr Dugin, Darya Dugina, u vra në një atentat me bombë. Pamjet ku i ai  shihet në gjendje shoku në vendin e ngjarjes, duke vendosur duart në kokë kanë bërë xhiron e mediave në botë.Videoja, autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar dhe postuar në Telegram, tregon Dugin të shokuar, teksa ekipet e shpëtimit mbërrijnë në vendin e ngjarjes së makinës që digjej. 

Sipas hetuesve rusë, brenda mjetit ka pasur një bombë, e cila ishte vendosur nën sedijen e shoferit.

Makina Toyota Land Cruiser ishte Aleksandr Dugin, ku si duket atentati ka pasur atë në shëndestër. Ai do të futej në makinë por në momentin e fundit hipi në një automjet tjetër. Siç raportoi gazeta ruse 112, 35-vjeçarja Darya Dugin dhe babai i saj 60-vjeçar do të ktheheshin në Moskë me të njëjtën makinë.

Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Bolshiye Vyazyomy, pranë Moskës. Të dy kishin qenë në një koncert dhe po ktheheshin në shtëpi.

 


Lajmi kryesor:

Vritet vajza e mikut të Putinit në një atentat! Kreu i Donetskut: Akt nga terroristët ukrainas


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Maqedoni, Fronti Europian: Jemi në avantazh 30 mijë vota mbi opozitën

Zgjedhjet në Maqedoni, Fronti Europian: Jemi në avantazh 30 mijë vota mbi opozitën