Atentati në Durrës, zbardhet dëshmia e Plaurent Dervishajt: Nuk i pashë autorët

Atentati në Durrës, zbardhet dëshmia e Plaurent Dervishajt: Nuk i pashë autorët

Plarent Dervishaj

Zbardhet dëshmia e Plaurent Dervishajt pas atentatit që iu bë dje në Shkozet të Durrësit ku mbeti i plagosur së bashku me Julian Meçen.

Dervishaj është marrë në pyetje për shkak të gjendjes më të mirë shëndetësore. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra mëson se Plaurent Dervishaj ka deklaruar se nuk i ka parë autorët në momentin që kanë qëlluar në drejtim të makinës së tyre.

Ndërsa pyetja e Juljan Meçes do behet në një moment të dytë, pasi të stabilizohet gjendja. Deri tani nuk ka asnjë autorë të identifikuar, ndërsa janë shoqëruar mbi 15 persona qe kanë dijeni për ngjarjen. Plaurent Dervishaj 47 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa Mecaj, 36 vjeç tre plumba dhe ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve.

Mbi 45 plumba kallashnikovi janë lëshuar në drejtim të makinës së tyre. Sulmi është kryer në befasi, teksa autorët i kanë ndjekur. Pistat ku policia e Durrësit është fokusuar lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë