Atentati në Fier/ Viktima Elton Javori sapo ishte kthyer nga Gjermania, autori e priti të dilte nga banesa për ta eliminuar! 41 vjeçari iu kundërpërgjigj me armë

Paraditen e 7 dhjetorit, Agim Gashi, që të gjithë në Fier e njohin me emrin Agli, e priti pranë banesës Elton Javorit, i cili nuk i mbijetoi plumbave precizë të shtëna nga pistoleta e tij.

Do të mjaftonin shumë pak sekonda të drejtonte armën dhe pasi Javori hapi xhamin e makinës së tij, ta qëllonte direkt në qafë. Sipas detajeve të policisë, në kërkim është shpallur edhe Kreshnik Gashi, vëllai i autorit të ngjarjes, Agim Gashi që ndodhej me këtë të fundit në makinë, në momentin e atentatit. 

Nga ky moment i filmuar nga kamerat e sigurisë e më pas, askush nuk di të thotë ku shkoi dhe çfarë drejtimi mori për t’u arratisur. Kontrollet e policisë në të gjithë qytetin e Fierit, në kërkim të makinës "Mercedes Benz" dhe drejtuesit të tij Gashi, kanë rezultuar të pasuksesshme deri tani.

Burime pranë bluve të Fierit i thanë Report Tv se janë kontrolluar garazhe, magazina dhe vende që dyshohen se mund të ishte fshehur të paktën makina, por pa rezultat. Kamerat e sigurisë nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë të vlefshme për hetuesit, dhe policia akoma nuk e ka të qartë drejtimin përfundimtar që ka marrë agresori pasi u bë “erë” menjëherë pas vrasjes si një qitës profesionist.

Megjithatë, hetuesit dyshojnë që makina të ketë ikur drejt Vlorës dhe nga aty të ketë shfrytëzuar dhjetëra rrugë dytësore për të devijuar. Pikat kufitare me Greqinë, por jo vetëm, janë njoftuar për kontroll të detajuar të personave dhe mjeteve që kalojnë, me synimin e ndalimit gjatë një tentative për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se pista e konflikteve banale është më e besueshmja për momentin, pasi të dy, viktima dhe autori, rreth një vit më parë kanë pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar. Elton Javori, të cilin në Fier e njohin me emrin Erjon, prej kohësh jeton me vëllain në Gjermani dhe së fundmi ishte kthyer në Fier, jo më shumë se 2 javë më parë. Në njërën nga këto ditë, ishte takuar rastësisht me Gashin dhe burimet thonë se janë konfliktuar verbalisht, duke e lënë të hapur sherrin.

Në kushte të tilla, Agim Gashi, i cili rezulton të jetë nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i botës së krimit në Fier, mendoi të hakmerret me eliminimin e Javorit, detyrë që e çoi deri në fund. Ai njihet si njeri problematik në qytet.

1702031878_gashijavori.jpg

 

Agim Gashi dhe Elton Javori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Vrasja e Elton Javorit në Fier, në kërkim edhe vëllai i autorit! Ishte në makinë me Agrim Gashin gjatë shkëmbimit të zjarrit (EMRI)

1701977594_5454.jpg

Policia e Fierit ka dhënë detaje rreth vrasjes së Elton Javorit të ndodhur ditën e djeshme në lagjen “16 prilli”. Mësohet se në kërkim është shpallur edhe Kreshnik Gashi, vëllai i autorit Agim Gashi i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt 41 vjeçarit Elton Javori duke e lënë të vdekur.

Policia konfirmon se ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimës dhe autorit. Në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip “pistoletë” që dyshohet se ka qenë e viktimës.

“Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip "Benz" janë shtetasit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip "Fuoristradë", u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G.  dhe shtetasit E. J. për motive të dobëta”- njofton policia.

Ora 12:43
Vrasja në Fier, Agim Gashi qëlloi Elton Javorin nga makina, 41-vjeçari iu kundërpërgjigj! Pranë tij u gjet arma tip ‘pistoletë’

1701977374_21212.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Elton Javorit në Fier. Report Tv mëson se viktima i është përgjigjur me armë zjarri të shtënave që erdhën nga autori Arim Gashi.

Në një rrugicë dytësore, autpomjeti i autorit është afruar pranë mjetit tip “Porsche” të viktimës dhe pasi është vënë paralel me të, Agrim Gashi ka qëlluar me pistoletë.

Zjarrit i është kundërpërgjigjur me armë edhe Elton Jvori, xhami i automjetit të të cilit ka qenë i hapur pak, por nuk ka mundur të qëllojë agresorin. Nga plumbat që janë shkrehur ndaj 41 vjeçarit, një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.

Ora 11:33
'E priti sa doli nga banesa... e ndoqi më pas e qëlloi!' Detaje nga vrasja e Elton Javorit, mes tyre kishte hesape për të sqaruar

1701984272_12112.jpg

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së Elton Javorit paraditen e  7 dhjetorit 2023 pak metra larg banesës së tij në lagjen "16 Prilli” në Fier.

Policia ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin Agim Gashi.

Burimet bëjnë me dije se viktima Javori dhe autori Gashi, rezulton të kenë pasur një konflikt rreth një vit më parë dhe mes tyre nuk ishin sqaruar situatat.

Pas kthimit nga Gjermania së fundmi, një tjetër konflikt verbal raportohet se ka ndodhur mes tyre. Dyshohet se Gashi e ka pritur derisa ka dalë me makinë nga banesa, e ka ndjekur dhe më pas e ka qëlluar.

Report Tv ka siguruar me video momentin kur vritet 41-vjeçari Elton Javor,. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet kur ai qëllohet nga një makinë tjetër në momentin kur ka ulur xhamin e makinës.

Kur mjetet kanë qenë në lëvizje paralel, 35-vjeçari Agim Gashi i cili e ka ndjekur 41-vjeçarin e ka qëlluar me pistoletë nga një makinë tjetër teksa plumbi e ka prekur në qafë duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autori largohet nga vendi i ngjarjes me “Mercedes Benz E Class", ndërsa makina e viktimës lëviz për disa makina derisa ndalon.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 09/12/2023 03:44

    Ishte djale i mire thone komshinjte!! Djemte e mire nuk bredhin me pistolete ne brez si kaubojsa!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Fati i biletës së kthimit i buzëqesh Erjolës, pas eliminimit nga televotimi

Fati i biletës së kthimit i buzëqesh Erjolës, pas eliminimit nga televotimi