Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar me urgjencë në spitalin që drejtonte, rreth mesnatës, pas u arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë. Burime policore bëjnë me dije se Voja ka shfaqur probleme të papritura kardiake dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Voja u arrestua një ditë më parë në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë. Ai ka drejtuar më herët Kadastrën e Fierit dhe dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, toka dyshohet se ka kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i është shitur investitorit Halil Gashi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Prokuroria e ka sekuestruar sipërfaqen, e cila figuron në pronësi të Gashit. Sipas burimeve, investitori nuk është vënë nën hetim, pasi nuk ka pasur dijeni për tjetërsimin.
Krahas Vojës, masa e sigurisë “arrest në burg” u ekzekutua edhe për ish-kreun e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësen e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noteren Anila Haxhiu. Për personin e pestë, punonjësen e Kadastrës Arbina Jaupaj, gjykata caktoi masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Lajmi në përditësim....










Komente
Komento