Atentati në Korçë/ 'Touareg'-u u qëllua 14 herë, shënjestra u përgjigj me zjarr: I pashë autorët

KORÇE-Policia ka shoqëruar shtatë persona për atentatin mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4, ku shënjestra ishte Mateos Aliko. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja. Sipas informacioneve nga grupi hetimor janë përdorur dy armë, pasi në drejtim të makinës është qëlluar 14 herë nga autorët, ndërsa disa metra më tej në pjesën e trotuarit janë gjetur 6 gëzhoja të tjera, të qitura nga arma e Alikos, që është kundërpërgjigjur me zjarr.

Para grupit hetimor, Aliko së bashku me shokun e tij kanë dëshmuar se autorët kanë qenë dy, por nuk i kanë njohur. Autorët hapën zjarr duke qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të tij tip 'Touareg' me targa AA915KP, që ishte e parkuar.  Aliko fatmirësisht nuk ishte në makinë, por duke shkuar për te automjeti së bashku me një tjetër person.

Në momentin që ka konstatuar breshërinë e kallashnikovit, ai është kundërpërgjigjur me zjarr, por autorët janë larguar. Pista ku po hetohet është e kaluara e shënjestrës, pasi Aliko ishte dënuar me 7 vite burg për një grabitje me plagosje në vitin 2008 në një pikë bixhozi që ndodhej në segmentin Dishnicë-Korçë, ndërsa kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/02/2019 14:23

    Duket në surrat qe eshte...surrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë