Atentati në Lushnje/ Biznesmeni i plagosur, Saimir Taullau largohet nga spitali

Biznesmeni i plagosur mbrëmjen e djeshme në Lushnje, Saimir Taullau ka lenë spitalin. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 47-vjeçari është larguar mbrëmë nga spitali, pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Nuk dihet ende nëse ai është larguar për shkak të përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore apo për arsye sigurie. Policia, ndërkohë ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë aty në momentin e atentatit. 

Ai i shpëtoi fatmirësisht atentatit mbrëmjen e djeshme, pasi dy persona të maskuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të tij brenda lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut, por fatmirësisht biznesmeni ka marrë vetëm 1 plumb.

Drejt Lushnjës u nisën edhe Forcat RENEA për të kapur autorët, pas largimit të tyre, si edhe u ngritën postoblloqe të shumta policore.

Taullau njihet si një person me precedent të mëparshëm penalë. I vëllai i tij, u vra në vitin 2005 dhe për këtë vrasje, Saimir Taullau akuzoi në Gjykatë grupin e Aldo Bares. Biznesmeni ka patur një aktivitet tregtar edhe në Greqi dhe Itali.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij