Plagosja e Saimir Taullaut/ U arrestua në 2015 bashkë me Laert Haxhiun, alibia që ngriti kur u kap me 1.2 kg heroinë

Plagosja e Saimir Taullaut/ U arrestua në 2015 bashkë me Laert Haxhiun, alibia që ngriti kur u kap me 1.2 kg heroinë

Saimir Taullau, i plagosuri dje në Lushnje

Vëllai i Baki Taullait të vrarë në Lushnjë në 3 korrik 2005, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të mirëorganizuar me armë, ndërkohë ka treguar edhe një herë tjetër rivalitetin mes dy grupeve kriminale që veprojnë në Lushnjë. Kjo pasi objektivi i këtij atentati, Saimir Taullai është njeri shumë i afërt me Laert Haxhiun, kundërshtarin e betuar të nipit të Aldo Bares.

Sulmi me armë ndaj Saimir Taullait ka ndodhur në hyrje të Lushnjës, pikërisht në biznesin e tij “SABA Taullau 3”, në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Plugut, ku një person është afruar pranë lokalit ku qëndronte Taullau, dhe ka qëlluar me tre plumba automatiku. Taullau ka mundur të shmanget shpejt dhe fatmirësisht ka marë plagë të lehta, duke u transportuar me shpejtësi në drejtim të spitalit rajonal të qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se kanë marë pjesë dy persona, të cilët dyshohet të jenë persona të paguar për të ekzekutuar Taullaun. Ky i fundit kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga qelia pasi ishte dënuar me 3.8 vite burgim për tregtim të 1.2 kg heroinë në Durrës. Ndërkohë dy personat që kanë marë pjesë në këtë krim janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Nga ana tjetër, një grup i repartit RENEA në Tiranë është nisur urgjent drejt Lushnjës, për të marrë situatën në kontroll dhe kryer kontrolle në disa banesa. Gjatë natës së djeshme, policia ngriti me shpejtësi disa postoblloqe policore, me shpresën se do ndalonte atentatorët. Në tetor të vitit 2017, Saimir Taullaut iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një tregtar në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Kishte pak kohë që doli nga qelia

Saimir Taullai është skeduar nga Policia e Shtetit si person me precedentë penale dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga qelia. Nga verifikimet që “Shqiptarja.com” ka kryer rezulton se dënimi i fundit për Saimir Taullain është dhënë nga gjykata e Durrësit e cila në vitin 2016 e ka dënuar 47-vjeçarin me 3.8 vite burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Në këtë vendim dënimi është deklaruar fajtor dhe Laert Haxhiu, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” me 17 muaj burgim. Haxhiu dhe Taullau konsiderohet si dy personat kundërshtarë të Aldo Bares, dhe grupit të të rinjve që udhëhiqet nga nipi i tij në Lushnjë.

Familja “Taullau” rivale e Aldo Bares

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnjë. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare dhe Taullau shpesh herë përplaseshin në Itali për trafikun e heroinës. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, por ngjarje ende nuk është zbardhur. Në dëshminë e tij të dhënë, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Arrestimi së bashku me Laert Haxhiun/ Përgjimi në polici, si ngriti alibinë Taullau kur u kap me 1.2 kg heroinë

Në 2015 Saimir Taullau, u arrestua nga policia e Durrësit së bashku me Laert Haxhiun, Afrim Demirin dhe Kastriot Zaimi pasi në makinën e tyre u kap sasia prej 1.2 kg heroinë. Nga transkriptimi i përgjimit të bisedës mes shtetasve Kastriot Zaimi dhe Saimir Taullau në 11 qershor 2015 Saimir Taullau jo vetëm që ka pasur dijeni për lëndën narkotike, por merr rol aktiv në ngritjen e alibisë ndaj policisë duke i thëne shtetasit Kastriot Zaimi: "…mora në qafë dhe këto të tjerët…", "…

I mora në qafë kot. Mora në qafe edhe taksixhiun". Kur Saimiri e pyet Kastriotin: "…ku e gjete do të thotë…? Kastrioti i thotë: "…Ti them e mora në Kosovë…" me pas gjatë bisedës Kastrioti i thotë Saimirit: "…Ti them e mora në Kosovë a në Tiranë…" dhe Saimiri i thotë: "Vetëm mos përmend emra po deshe, do t'na marrësh në qafe. Thuaj çfare të duash, çfare të them unë i shkreti…" dhe konkretisht nga përgjimi ka rezultuar si me poshtë me ketë përmbajtje:

Saimiri: Te mua e gjetët ore, aaa? Te mua e gjetet them ore?

Kastriot: Kush?

Saimir: Po ku di gja unë o, ai shoku jot a?

Kastriot: Të ishte ashtu do ta kishin kapur atë po iku menjëherë.

Saimir: Eeee!

Kastriot: Nga iku ai?

Saimir: E pe ti që iku?

Kastriot: Po kur erdhën ata kaloj iku ai.

Saimir: Aaaa! E more në Kosovë, degjon o, ça të them unë? Ti përgjegjësit tuaja, unë të mijat, dëgjon a, ou?

Kastriot: Po ore…

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 25/11/2018 10:11

    Loshi ke humbur fare. Ku je ne biruce apo je fshehu. Te mjeret ju qe huk dilni ne pension.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim