1764065591_juliansulos.jpg

Foto: Julian Sulo

Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos, ishte shënjestër e një atentati në Lushnjë. Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë, nuk është një emër i panjohur për blutë. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, i cili shpëtoi atentatit në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjës. Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjës u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.

Kjo nuk është hera e parë që Sulos i bëhet një atentat. Më 11 qershor 2016, atij iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”.

Më 18 mars 2018, Sulo është arrestuar nga forcat speciale në Lushnjë pasi nuk iu bind postobllokut të policisë për të ndaluar, ndërsa në makinë ju gjet një pistoletë me fishekë. Ai rezulton i dënuar edhe për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit.

Më 13 qershor 2023, Sulo, me vendim të Apelit të Vlorës, i janë konfiskuar disa pasuri që dyshohet se i kishte vënë përmes aktivitetit kriminal. Atij ju sekuestrua një apartament me vlerë 120 mijë euro, një mjet luksoz "Porsche Cayanne" dhe 70 mijë euro.


Lajmi kryesor:

Rivali i Aldo Bares i shpëton atentatit në Lushnjë, qëllohet me breshëri kallashi brenda në makinë! Gjendet mjeti i djegur i autorëve (VIDEO)