LUSHNJË- Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo, i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në qytetin e Lushnjës. Ai po lëvizte me makinën e tij tip 'BMË' në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidetifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. 

Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje. Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve 'Nissan' u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij, është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit. Burimet i thanë Report Tv se mjeti i autorëve ishte me targa greke dhe se është parë të qarkullojë në qytet një orë para atentatit. Lëvizje kjo që tregon se autorët kanë qenë duke e vëzhguar shënjestrën.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës. Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. "Nuk kam konflikte me asnjë", ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona.

Julian Sulo njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” punon e jeton në Karbunarë të Lushnjës, ku menaxhon një bar–restorant së bashku me familjen. Ai është rival i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjës. Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjës u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosjes e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Atentati ndaj Julit të Pashakos në Lushnjë, 45-vjeçari hesht para policisë! 6 të shoqëruar

1764064490_lushnje.JPG

Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos, ishte shënjestër e një atentati sot në qytetin e Lushnjës.

Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë, pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Megjithatë sipas burimeve 45-vjeçari deri më tani ka heshtur para uniformave blu - duke mos dhënë asnjë informacion.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar edhe 6 persona në Komisariat në lidhje me ngjarjen.

Ora 11:55
Lushnjë/ Atentati ndaj Julit të Pashakos, makina e autorëve me targa greke! Burime: Qarkulloi në qytet një orë para ngjarjes

1764068120_makinaedjeguratentatilushnje.jpg

Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, ishte shënjestra i një atentati sot në Lushnjë.

Burime bëjnë me dije se makina tip 'Nissan' që qëlluan autorët është parë të qarkullojë rreth qytetit një orë para ngjarjes.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, autorët ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një automjet me targa greke në lëvizje drejt makinës ku ndodhej Sulo.

Pak pas ngjarjes, automjeti i autorëve u gjet i djegur në fshatin Lifaj.

Ora 11:17
Atentati në Lushnjë, reagon policia: Rivali i Aldo Bares u plagos në këmbë

1764066541_juliansulo.jpg

Julian Sulo deh vendi i ngjarjes 

Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin ndaj Julian Sulos në Lushnjë. Raportohet se ai ka mbetur i plagosur në këmbë. 

Njoftimi 

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 11:09
Mbeti i plagosur nga atentati në Lushnjë, kush është Juli i Pashakos! I arrestuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por u la i lirë

1764065591_juliansulos.jpg

Foto: Julian Sulo

Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos, ishte shënjestër e një atentati në Lushnjë. Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë, nuk është një emër i panjohur për blutë. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, i cili shpëtoi atentatit në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjës. Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjës u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.

Kjo nuk është hera e parë që Sulos i bëhet një atentat. Më 11 qershor 2016, atij iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”.

Më 18 mars 2018, Sulo është arrestuar nga forcat speciale në Lushnjë pasi nuk iu bind postobllokut të policisë për të ndaluar, ndërsa në makinë ju gjet një pistoletë me fishekë. Ai rezulton i dënuar edhe për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit.

Më 13 qershor 2023, Sulo, me vendim të Apelit të Vlorës, i janë konfiskuar disa pasuri që dyshohet se i kishte vënë përmes aktivitetit kriminal. Atij ju sekuestrua një apartament me vlerë 120 mijë euro, një mjet luksoz "Porsche Cayanne" dhe 70 mijë euro.

Ora 11:05
Atentati në Lushnjë, Report Tv siguron pamjet e makinës së djegur, brenda u gjet një kallash

Report Tv siguron pamjet e mjetit të autorëve të atentatit ndaj Julian Sulos në Lushnjë. Autorët e kanë djegur mjetin në fshatin Lifaj, ndërsa brenda tij është gjetur edhe kallashi me të cilin kanë qëlluar me breshëri ndaj 45-vjeçarit. Siç shihet edhe në pamje, mjeti është shkrumbuar totalisht.