Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

1721657564_balla.JPG

I pyetur nga deputetët e opozitës se pse nuk u parandalua vrasja e trefishtë në Memaliaj një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e vë theksin tek vlerësimi në total i performancës së policisë, dhe kurrsesi në ngjarje të veçuar. Në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi projektligjin për Policinë e Shtetit, Balla foli me shifra të ngjarjeve të parandaluara në një vit nga blutë. 

"Vlerësimi i performancës së Policisë së Shtetit në çdo vend nuk bëhet mbi ngjarje të caktuara. Unë jam zemërthyer për ngjarjen e Memaliajt, por të mos harrojmë asnjëherë që këto ngjarje me gjithë përpjekjet e policisë për të ndaluar ngjarje, dhe këtu po jap një shifër, nga 15 korriku 2023, ngjarje të ngjashme si kjo të parandaluara janë 163. Në gusht 2023 një ngjarje e njëjtë në Lungomare në Vlorë", tha ai.

Rikthimin e Akademisë së Sigurisë pas 17 vitesh për rekrutimin e policëve të rinj, Balla e sheh urgjente. Sipas tij, në shtatorin e vitit të shkuar, uniformave blu i mungonin 1500 efektivë.

"Në vitin 2007, qeveria që ju bënit pjesë mori vendim të mbyll Akademinë e Sigurisë, gabim. Në shtator 2023, kur kam parë shifrën e vendeve bosh, ishte alarmante. Kemi pasur 1500 vende bosh", tha ai.

Duke përmendur disa investime në teknologji, me synim heqjen e policëve nga rruga, ministri Balla thotë se kultura në rrugë e shqiptarëve për respektimin e rregullave është e ulët. 

"10 mijë policë, 245 për 100 mijë banorë. Nuk është e mjaftueshme, dhe krahasimin e bëjë me Kroacinë dhe Greqinë për shkak të turizmit të lartë. Rrugët i kemi të tejmbushura, ka mungesë kulture për rregullat rrugore", tha ai. 


Lajmi kryesor:

Ligji për policinë e shtetit, Prençi tek ‘Siguria’: Monitorim me kamera i ambienteve ku merren në pyetje të ndaluarit! Deda: Pajisja me avokatë që nga momenti i shoqërimit


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe thirrje Bashës, Metës e Berishës: Mos u kacafytni, tregojani SPAK-ut çfarë dini për njëri-tjetrin! Jeni bërë halucinantë

21 janari, Braçe thirrje Bashës, Metës e Berishës: Mos u kacafytni, tregojani SPAK-ut çfarë dini për njëri-tjetrin! Jeni bërë halucinantë