Atentati në qendër të Elbasanit, 
policia zbardh ngjarjen

Atentati në qendër të Elbasanit, <br />policia zbardh ngjarjen
Policia e shtetit zbardh atentatin e një dite më parë në Elbasan, ku sipas hetimeve rezulton se është qëlluar ndaj një hoteli në pronësi të 49 vjeçarit me inicialet A.C.

Nga hetimet ka rezultuar se hoteli ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan dhe nga të shtënat me armë s’ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë është qëlluar nga një fuoristradë BMW X5 e cila më pas është gjetur e djegur dhe brenda saj një armë, por ky mjet deklaron policia më 13 korrik 2017, është deklaruar i vjedhur në Golem dhe është në pronësi të një shtetasi nga Kamza.

Aktualisht po kryhen hetime ndërsa predha e qëlluar nga fuoristrada është çaktivizuar nga forcat xheniere në brendësi të hotelit në pronës të A.C.

Ngjarja ndodhi mesditëne djeshme, ku në qendër të Elbasanit u qëllua me breshëri automatiku në ajqr, ku për fat të mirë nuk u lëndua asnjë kalimtarë i rastit.
dokument
  Njoftimi i policisë  


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet