TIRANË- 4 ditët e qëndrimit në Spanjë të Gilmando Danit po skanohen në detaje nga hetuesit. Policia e Tiranës kërkon të gjurmojë se për çfarë kishte udhëtuar në Barcelonë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, çfarë bëri atje dhe cilët janë personat me të cilët mund të jetë takuar.
Për të marrë këto informacione që mund të hedhin dritë mbi motivin e vrasjes së Gilmando Danit në Tiranë, autoriteteve spanjolle u është kërkuar zyrtarisht informacion për të zbuluar çdo lëvizje të tij atje, por deri më tani nuk ka ende përgjigje.
Pak pasi zbriti në tokën shqiptare nga aeroporti i Rinasit, më 11 nëntor, 47-vjeçari u vra me 20 plumba kallashnikovi në një atentat të mirëorganizuar. Mbi 80 gëzhoja u gjetën pranë rrethrrotullimit të aeroportit, ku u qëllua me breshëri makina ku Dani ishte pasagjer. Muçi Shaljani, një agjent i AMP-së i punësuar aty as 2 muaj më parë në një procedurë të dyshimtë që po hetohet, mbeti i plagosur rëndë në timon, ende në luftë për jetën në spital me 2 plumba në kokë dhe 8 tjerë në trup
Të paktën 15 persona janë shoqëruar për t’i marrë në pyetje në polici, pjesa më e madhe familjarë të Danit dhe mikut të tij 40-vjeçar, por nuk janë përftuar të dhëna me interes për hetimit.
Kontrolle të shumta u ushtruan në Tiranë, Kamzë, Fushë Krujë dhe Nikël, në banesa të eksponentëve kriminal të zonës, dhe vende të braktisura, por nuk është gjetur asnjë gjurmë që mund të orientojë hetuesit drejt ndonjë piste të mundshme apo të dyshuari.
Makina e autorëve të krimit, e cila priti 10 minuta pranë rrethrrotullimit Benzin e bardhë të shënjestrës, rezulton e vjedhur në Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat po greke, të vjedhura një vit më vonë, në 2024, të mbivendosura. Kjo, skemë klasike e vjedhjeve të mjeteve për t’u përdorur në atentate. Bagazhi i automjetit ku udhëdonte Dani me mikun e tij agjent, u hap një ditë pas atentatit, pasi ishte bllokuar nga plumbat që mori. Brenda nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.
3 atentatorët që dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri ndaj makinës së bardhë, mendohet të jenë persona të stërvitur për qëlluar. I katërti në timon nuk doli asnjë moment nga makina, derisa u larguan drejt Fushë-Krujës dhe dogjën makinën në fshatin Halil. Teksa qytetarët e terrorizuar u shpëtuan mrekullisht plumbave, si 2 qytetarë në trotuar, pyetja që shumë ngritën është përse në gati 2 minuta që zgjat atentati, nuk doli asnjë efektiv policit nga Komisariati i Rinasit, që është 100 metra lart rrethit me shtatoren e Nënë Terezës. Burimet thonë se ky komisariat nuk ka në juridiksion të tij pjesën e jashtme të rrethimit të aeroportit, pasi është në administrim të Policisë Kufitare. Gjithcka ndodh jashtë rrethimit – shtuan të njëjtat burime policore - është në përgjegjësinë e Komisariatit të Vorës.
Gilmando Dani, fitoi lirinë në 2024-ën, ai konsiderohet si një ndër njerëzit e besuar të Emiljano Shullazit, personazhit të njohur të botës së krimit, në burg, i akuzuar për një sërë veprash penale. Deri më tani, vrasja, edhe pse i ka të gjitha elementët e grupit të strukturuar kriminal, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, dhe ende nuk i është bërë një kërkesë SPAK-ut për ta marrë ai në dorë.
Komente










po 50 plumba te tjer ku shkuan? zot na ruaj se atyre si rruhet fare bejn shoshe te pafajshem vetem te arrijn qellimin dhe policia esht e korruptuar normal sdo dali dhe ne fund te fundit nuk rrezikohet jeta per 600 mij lek
PërgjigjuKeta nuk kalojne dot nje dite ne site ne Albanistan, do kalojne ne site 4 dite ne Spanje. Te thuash ti se po vazhdohet te hetohet intesivisht per kete vrasje. Mjaftojne veprimet e para me sebepin qe ja i beme ca letra, viktimat i kapem dhe kaq. Mos beni kot sikur po hetoni akoma.
Përgjigju