TIRANË- Gjithçka është e organizuar në mënyrë perfekte. Autorët e atentatit mafioz në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, e kishin planifikuar çdo gjë në detaj. Kjo tregohet qartë edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë me detaje të gjithë momentin e vrasjes dhe breshërinë e plumbave që është derdhur ndaj mjetit ku po udhëtonte Dani dhe miku i tij agjent i AMP-së, Muçi Shaljani, i plagosur.

Makina “Toyota” e autorëve priti me bllokazh në rrethrrotullimin të Rinasit për të paktën 10 minuta. Sapo një informator i lajmëron se makina “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë, ku ndodhej shënjestra Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), doli nga aeroporti dhe po vinte në drejtim të tyre, fiks në orën 14:14 e 19 sekonda makina lëviz dhe zë pritën në krahun tjetër.

26 sekonda më pas, njëherazi hapen 3 dyer të makinës, dalin 3 persona të maskuar dhe me kallashnikovë nisiën breshërinë e plumbave. Në këtë moment makina të tjera dhe qytetarë të tjerë ishin duke kaluar në rrethrrotullim dhe vetëm fati e deshi të mos lëndohej askush.

Plumbat e nisura për Danin, nuk kursejnë as një hotel në anën tjetër të rrethrrotullimit. Pranë tij 3 burra në trotuar, të tmerruar prej të shtënave. Ciflat e betonit dhe xhamit të hotelit duken në video që u bien afër, dhe vetëm një mrekulli i ka shpëtuar prej plumbave.

Të shtënat vijojnë pa ndërprerje drejt makinës, e cila për inerci lëviz edhe për disa metra të tjera në krahun e kundërt të rrethrrotullimit, për të ndaluar thuajse në korsinë tjetër.

Në këtë moment, 3 atentatorët kthehen në makinë, ndoshta me synimin për t’u larguar, por njëri prej tyre, i pabindur se puna ishte kryer siç duhet, niset sërish drejt makinës. Në gjysmë të rrugës tenton disa herë të qëllojë, por pa sukses, pasi dyshohet se i bllokohet arma.

Makina e autorëve niset dhe bënë disa metra, duke iu afruar më shumë rrethrrotullimit. Njëri prej autorëve i dërgon një tjetër armë kolegut të tij, i cili me pistoletën tashmë afrohet te xhami i pasagjerit, qëllon disa herë për t’u siguruar se Gilmando Dani është ekzekutuar dhe kthehet.

Për të shmangur ndonjë lëvizje të mundshme të të plagosurit Muçi Shaljani, atentatori i dytë kthehet sërish dhe nga distanca qëllon gomat e makinës.

Të dy, qetësisht mbledhin disa sende që u kanë rënë mbi rrethrrotullim dhe nisen me vrap drejt makinës, e cila niset për arratisje drejt rrugës te Ura e Tubit, ngjitur me aeroportin e Rinasit.

I gjithë sulmi agresiv, nga momenti i pikasjes së benzit e deri në largimin e Toyotas, ndodh për 80 sekonda. Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), në asnjë moment nuk patën shansin të kundërprëgjigjen apo vetëmbrohen. Ajo që duket si një togë e vërtëtë pushkatimi mund të konsiderohen si vrasës profesionistë.

Grupi i vrasësve gjakftohtë ishte nisur nga Nikla me makinën “Toyota Yaris” përmes rrugës së re te Ura e Tubit, e cila lidh fshatrat e Fushë Krujës me Rinasin. E njëjta u përdor edhe në kthim. Por një detaj ngre dyshime për hetuesit e Policisë së Tiranës. Në kohën që makina ka kaluar drejt aeroportit, por dhe në arratisje, zona pranë itinerarit të rrugës ka qenë pa energji elektrike. Hetuesit dyshojnë që autorët të kenë gisht, pasi kamerat e sigurisë, kishin dalë jashtë loje, pa mundur të filmojnë lëvizjen e makinës që më vonë u gjet e djegur, në një rrugicë të ngushtë në fshatin Halil.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Plumbat e kallashnikovit në Rinas kapën dhe makinën e demokratit, anëtari i FRPD shpëtoi mrekullisht

1762984843_makine.jpg

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i një dite më parë pranë aeroportit të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur mbeti miku i tij, Muçi Shaljani.

Autorët qëlluan disa herë me breshëri kallashnikovi, ndërsa plumbat nuk i kanë shpëtuar edhe automjetit të anëtarit të FRPD-së, i cili thuhet se ishte brenda në makinë kur plumbat goditën mjetin e tij.

Fatmirësisht, asnjë nga fishekët e zbrazur me breshëri nuk e prekën, ndërsa plumbat e kallashnikovit përfunduan edhe në bizneset përreth, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Ora 14:15
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe qëllon me breshëri Gilmando Danin

Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të panxituar. Media “Shteg” ka publikuar pamjet e momentit nga vrasja e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, i cili udhëtonte me agjentin e Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i plagosur. Në këto pamje të “Shteg” dallohet pikërisht momenti kur Benzi ndalon në mes të rrugës. Përballë ka një taksi, ndërsa mjeti “Toyota” i autorëve sapo merr rrethin dallohet teksa ndalon. Prej tij zbret një prej autorëve, i afrohet afrohet pranë makinës dhe po qëllon në anën e pasagjerit ku i ulur ishte Gilmando Dani.

Pastaj me nxitim largohet drejt makinës “Toyota”. Në këtë moment, në video dëgjohen të tjera të shtëna kallashi nga makina “Toyota” në drejtim të Benzit. Më pas autorët largohen në drejtim të Fushë Krujës, aty ku kanë djegur edhe mjetin me 4 armët e përdorura në ngjarjen kriminale. Pamjet e tjera të siguruara nga “Shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 13/11/2025 10:50

    Shtet i falimentum.

    Përgjigju
  • Simon: 13/11/2025 10:02

    Ne 4 mandate te "mretit pa kuror" ktij grupit te Danit u jan vra tpakten 8 veta. 3 ekzekutime njesoj,Edisoni me Cacin plus Danin vet.Ne 1 zon ku ne 3 km ku perher ka pas 3 pika me polici e ne kte rast asnji!si ka munsi?? 1- polici qaf kashari 2- te kthesa ati mikut te qeveritarje 3- rrethi ne Rinas. Shteti esht investu me shpirt me shkatrru Milin me shok

    Përgjigju
    • Biku: 13/11/2025 10:33

      Duhet me na ardh keq?

  • Shaban: 13/11/2025 08:43

    Nje qites kryesor dhe dy qitsa mbeshtetes. I vetmi difekt armet qe perdorin. Njeri u bllokua dhe me shume mundesi dhe arma e dyte. Armet qe erdoren i dogjen. Me sh mundesi edhe shoferi ka qene i armatosur. Fakti qe kane arme brezi (pistoleta) i ben profesioniste bashke me faktin si dalin dhe bejne qitje, ndjekja e objektivit dhe qetesia si shkembejme armet. Qitjet konfirmuese me pistolete dhe mbi goma jane shenje qetesie dhe syervitje. Grup i vetem per fleksibilitet, me nje ose dy mjete per tu nderruar dhe larguar, mbase edhe me dy ika dalje ne dy drejtime te ndryshme. Ai qe i ka paguar ka ofruar vezhgim amator. Mjeti me bindazh te ulet jo efektiv per zjarr nga arme te fuqishme shenjat tejshpies te plumbave ne dy anet e mjetit.

    Përgjigju
  • Eksperti: 13/11/2025 08:01

    Kanë qenë 3 mjete te përfshira në atentat nisur nga vieoja. Veç makinës se atentatorëve ka qënë dhe makina përpara benzit, qe se ka lejuar te hyje në rreth dhe mjeti para kësaj makine dhe qe te dyja ato dhe mjezi atentatorëve kanë ik në dtejtim të Fushë Krujës. Këto dy mjete e kanë bllokuar mjetin e viktimave qe mos largohet me shpejtësi ndonëse ka qenë mjet i fuqishëm e Me shumë kuaj fuqi

    Përgjigju
  • Arben: 12/11/2025 18:06

    Me armet e 97 po vriten ende shqiptaret mes tyre. Nuk po mbyllet ende epoka e pasojave te krimeve te Saliut!

    Përgjigju
  • Sokoli: 12/11/2025 17:55

    Po si ka mundesi qe skish polic ne ate moment aty ri gjithmon makina e policis e ka bere policia vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?