Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua

Avokati Edmond Petraj ishte sot në ‘Studio Live’ ku komentoi atentatin e bujshëm në Shkodër pasditen e djeshme me 3 të vrarë, mes tyre Arlind Bushati, Hamza Lici dhe një kalimtare e pafajshme.

Petraj mendon se është shpejt për të folur për një hakmarrje mes fiseve Lici dhe Bajri.

'Cikli i këtyre rasteve do vazhdojë. Më duket pak shpejt për të folur dhe për të vendosur piketa që është ky apo ai. Mund të kenë konflikte. Ata që kanë konflikte e dinë, por mund të jenë edhe konflikte të tjera të hapura. Mesa shikoj edhe në deklarimet e Bajrit janë kamerat shikoni dhe nuk kam lidhje. Do hetohet. Nuk kemi autor. Do parë itinerari ku ka ecur makina dhe nëse ka ndonjë element që mund të kapet nga ndonjë kamerë.'

Petraj thekson për Arbër Hitajn se hetuesit mund të kenë kapur elementë që mund t’i çojë tek zbardhja e krimit, teksa sot u zbulua edhe një person i tretë që kishte qenë në makinë me të vrarët dhe më pas ishte larguar nga vendngjarja.   

'Mund të kenë kapur ndonjë element. Kjo e lokalizimit të zonës ku është djegur makina mund të jetë diçka. Skanohen kartat e telefonit që kanë lëvizur në atë zonë. Ajo që më bën të ndihem keq, ajo skenë aty. Mendoj se personat nuk e kanë njohur mirë territorin. Mund të jenë të huaj. Vetëm e kanë ndjekur, ta bësh në atë zonë të hapur pa ditur se çka aty, nuk është vrasje profesionale.'

Më tej Petraj tregoi se si bëhet kontakti me vrasës me pagesë, pasi beson se ajo e djeshme u krye me porosi por vë në dukje se vrasja nuk u krye me profesionalitet.

'Bëhen me sekser. Me njohje. Dhe nuk bëhet një vrasje, minimalisht do një muaj përgatitje dhe ruhet situata. 1, 2 herë monitorohet vëzhgohet. Ky rasti më duket jo profesional dhe diku kanë gabuar. Përderisa është identifikuar një person i tretë them se do ketë një indicie. Një ngjarje që ngelen në përgjithësi pa autor dhe ja lënë problematikave që kanë personazhet. Por tepër e dhimbshme kur shikon atë skenën atje.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?