Atentati në Shkodër, dyshohet
se autorët janë banorë të zonës

Atentati në Shkodër, dyshohet<br />se autorët janë banorë të zonës
TIRANE- Ndërsa familja Leka ka hapur dyert e mortit, policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja për vrasjen e 47 vjecarit, Cesk Lekës. 

Sipas policise, babai i 7 fëmijëve, një punëtorë ndërtimi u ekzekutua me breshëri plumbash nga dy persona teksa po kthehej nga një lokal i lagjes Kiras për në banesën e tij, pasi kishte parë një ndeshje futbolli.
 
24 orë pas ngjarje, policia thotë se vrasja e Lekës ka qenë e planifikuar, ndërsa autorët të cilët mbeten ende mister, dyshohet se janë banorë të zones.
 
 Blutë e Shkodrës thonë se në momemtin e ekzekutimit është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë zonën, cka sipas policisë kanë lindur dyshime se në vrasje janë të përfshirë më shumë se 2 personat që kanë qëlluar 47 vjecarin.
 
Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të viktimës Cesk Leka, duke i zënë pritë rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm (3 tetor) duke e ekzekutuar me 16 plumba rreth 100 metra larg banesës së tij. 

Ndërkohë, jashtë kamerave të A1 Report xhaxhai i Cesk Lekës thotë se familja e tyre nuk mban mend të ketë patur konflikte me njeri, ndaj nuk mund ti vënë gishtin askusjt për këtë krim. Deri tani policia ka shoqëruar mbi 12 shtetas, mes tyre edhe personat me të cilët viktima ka parë ndeshjen e futbollit, për të zbuluar nëse mes tyre dhe 47 vjecarit ka patur ndonjë konflikt, por deri tani policia nuk e pohon një gjë të tillë. 

Policia po punon më shumë në pistën e ndonjë hakmarrje të vjetër, apo dhe të kohëve të fundit, ndonëse familjarët e viktimës e kanë hedhur poshtë këtë fakt. Policia e Shkodrës ka ngritur disa pika kontrolli dhe vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik