Atentati në Shkodër/ FOTO e personit të tretë që dyshohet se ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin 

1730390439_personiitreteshkoderhamzalica.jpg

Foto: Personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë

Shkoder- Personi i tretë që ka qenë në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar akoma nga Policia e Shkodrës.

Ndërkohë Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron foton e tij. 

Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, (atentati ndodhi rreth orës 15:50, 30 tetor 2024) por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.

Në foto personi është pasi ka dalë nga makina. Duket i tronditur dhe duart i ka me gjak, dhe në ball ka njollë gjaku. 

Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë, 30 tetor, u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marrë në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.

Policia e Shkodrës dyshon se në makinën ku ishin viktimat kanë qenë 3 persona, kjo pasi u gjetën 3 pistoleta. Personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar. Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik.

Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë, në moshe të re, ardhur nga Mali i Zi. Sipas hetuesve, dy janë qitës, i treti shofer dhe një i katërt mendohet se i priti në rrethina, ku vrasësit u arratisën pasi dogjën makinën “Range Rover”. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes mes bandave, pasi njihet armiqësia disa vjeçare mes Liceve dhe Bajrave.

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon pamjet pak minuta pas atentatit ku viktimat janë të shtrira në tokë, por për shkak të pamjeve të rënda dhe ndjeshmërisë që mund të shkaktojë ka vendosur të mos e publikojë.


Lajmi kryesor:

Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë me Licin e Bushatin! Viktimat u gjetën jashtë mjetit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Rebelët deklaratë në televizionin publik: Ruani pronën, regjimi i Asadit ra, të burgosurit padrejtësisht u liruan!

Rebelët deklaratë në televizionin publik: Ruani pronën, regjimi i Asadit ra, të burgosurit padrejtësisht u liruan!