Atentati në Shkodër, gjykata lë në
burg autorët dhe objektivin e sulmit

Atentati në Shkodër, gjykata lë në<br />burg autorët dhe objektivin e sulmit
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg autorët e atentatit të katër ditëve më parë në mes të qytetit si dhe objektivin e këtij sulmi.
 
Trupa gjykuese ka vendosur që të gjashtë personat të lihen në burg pasi akuzohen për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
 
Masat e sigurisë për të gjashtë personat janë dhënë në gjykatë dhe në spital, duke qenë se disa prej tyre ende janë nën kujdesin e bluzave të bardha për shkak të plagëve që ata kanë marrë.
 
Arrest me burg është dhënë për:  Behar Bajri, 36-vjeç, Ilir Rustemi (Bajri), 40-vjeç, Bledar Lekaj 26-vjeç, që të tre të dënuar më parë dhe Donald Shtjefni 31-vjeç, Kristjan Shtjefni 26-vjeç dhe Patrik Salaj 21-vjeç.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në qendër të qytetit verior pranë Turizmit dy persona nga një makinë qëlluan me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një makine tjetër tip ‘BMW’ X5, e cila drejtohej nga Donald Shtjefni.

Shtjefni ishte larguar me shpejtësi në drejtim të një lokali për t’u fshehur, por autorët e ndoqën duke e qëlluar sërish.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë