Atentati në Tiranë, E plagosura:
Elitonin s'e kam pasur të dashu

Atentati në Tiranë, E plagosura:<br />Elitonin s'e kam pasur të dashu
TIRANE - Nuk e kam të dashur, por shok. Kjo ka qenë dëshmia e 20-vjeçares Armelinda Halilaj nga qyteti i Elbasanit, e cila u plagos mbrëmjen e së premtes në rrugën Irfan Tomini teksa u vra ‘miku’ i saj 33-vjeçar Eliton Lafetaj (Elio Bendo). Vajza ka hedhur poshtë çdo dyshim të ngritur se ajo ka qëne e dashura e tij. “Kemi qenë duke zbrit nga makina, pashë që qelluan dy persona me motorr, nuk e di nga ikën se s’kam parë gjë”, është shprehur vajza, e cila ishte ende e tmerruar nga ngjarja e ndodhur.

Halilaj pohoi para policisë së nuk ka qenë në dijeni nëse Elitoni ka pasur problem me drejtësinë apo edhe me persona të tjerë. “… nuk di nëse Elitoni ka pasur probleme”, kjo ka qenë dëshmia e vajzës për policinë, e dhënë nga ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ajo është duke marrë mjekimin pas plagosjes në këmbë. Pritet që policia ti kërkojë sërish dëshmi vajzës, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë shumë e mirë.

HETIMI

Policia e Tiranës ka shoqëruar 19 persona për vrasjen e Eliton Lafetës, i njohur ndryshe me emrin Elio Bendi. Të shoqëruarit janë persona që kanë patur konflikte me 33-vjearin dhe qe mund të kenë dijeni për ngjarjen. Të shoqëruarit mësohet se janë lënë të gjithë të lirë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre për oficerët e hetimit të krimeve ndaj jetës, pasi nuk u është provuar përfshirja në krim. Burimet policore thanë se dy konfliketet e identifikuara në Tiranë të viktimës dhe që mund të ishin motiv i dyshuar për ngjarjen ishte plagosja e kryer nga Lafetaj në vititn 2011 në Tiranë, dhe një grindje për parkimin e ndodhur 3 muaj më parë.

Per plagosjen mesohet se Lafetaj ishte denuar me 9 muaj burg. Të njëjtat burime përjashtuan pistën e një krimi të ndodhur për shkak të funksionit si menaxher që ka patur me herët në një kompani bastesh sportive në Tiranë. Policia ka dyshime se krimi mund të ketë lidhje me konflikte të ndodhura jashtë vendit, ku Lafetaj ka emrigruar prej vitesh. Kjo, sipas burimeve, për shkak të dyshimeve për implikim e tij në aktivitete të jashtëligjshmen në këto vende. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 të mbremjes së premte, kur Eliton Lafetaj kthehej nga një darkë e shoqëruar nga një vajzë.

DËNIMI

Më 11 korrik 2012, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burg viktimën e ngjarjes së djeshme, Elio Bendo (Eliton Lafetaj). Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Sipas Gjykatës, Lafetaj ishte autori i plagosjes së I. Katirajt, më 18 dhjetor 2011, para një lokali te “Unaza e Re” në Tiranë. Plagosja ndodhi kur Lafetaj dhe tre shokë të tij u përleshën fizikisht me të dëmtuarin dhe disa miq të tij. Konflikti mes palëve lindi për shkak të një shume prej 100 mijë lekësh që Lafetaj u detyrohej miqve të të plagosurit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon