Njerëzit e Ervis Martinajt atentat mikut të Endrit Dokles! Theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis pak orë para ngjarjes! Zbulohet itinerari që kanë ndjekur autorët

TIRANË-  Policia ende nuk ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 është gjallë apo është vrarë, por pjesëtarë të grupit të tij kriminal dyshohet të fshihen pas breshërisë së tre kallashnikovëve ndaj lokalit të mbushur me punonjës e klientë në pronësi të rivalit të tij, Fatjon Muratit.

Plumbat që u lëshuan pa gjetur shënjestrën mbrëmjen e së dielës në drejtim të lokalit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, i morën jetën gabimisht një të pafajshme, Mimoza Pajës, 58 vjeç, banakiere në lokal. Plumbat që lëshuan persona ende të paidentifikuar nga një makinë në lëvizje, lanë të plagosur edhe 6 të tjerë, mes të cilëve edhe mbesën e banakieres, vetëm 10-vjeçare. E vogla mori lëndime të lehta në trup nga ciflat e xhamave të lokalit të thyer nga plumbat. Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku, Genc Shohalli, mbetën të plagosur me plumba, njëjtë si Mimoza Paja, edhe ata pa asnjë lidhje me botën e krimit. Atentatit nuk i shpëtoi aa xhaxhai i Fatjon Muratit, Shehati.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në Bubq, një mjet tip ‘BMW’ i shkrumbuar me tri automatikë në brendësi të tij që i përkiste autorëve u lokalizua nga Policia. BMW-ja u gjet 40 kilometra nga lokali i Fatjon Muratit, ku autorët e dogjën makinën në zonën e Ishmit, përkatësisht  te "Ura e Sulë Meres".

Si ndodhi ngjarja?
Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj. Gëzhojat e gjetura në lokal janë saktësisht 17 copë dhe janë të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, njëlloj siç u gjetën të djegura në makinë.

Si u lirua Fatjon Murati nga gjyqtarja Migena Laska?  
Fatjon Murati u lirua në heshtje, nuk pati një komunikatë për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. 
Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, në një apartament në zonën e Farkës, bashkë Kristjan Gjinin të kapur nga policia më 13 korrik.  2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë nga gjyqtarja Migena Laska, në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, ndërkohë që Prokuroria ka qenë kundër.  Çështja për “armëmbajtje pa leje” është dërguar për gjykim dhe pritet që në datën 15 mars, pra pas 2 ditësh, prokuroria do të japë konkluzionet. Mirëpo, në një kohë kur Fatjon Murati ishte në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, ai nuk e ka respektuar, por është arratisur nga banesa e tij pak ditë para ngjarjes. Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen. Lokali i Fatjon Muratit ruhej me kamera sigurie, deri para pak kohësh kur policia nisi aksionin dhe këputi fijet e krimit.

Pista e hetimit
Hetuesit dyshojnë se është përplasje mes bandave kriminale. Përqendrimet e hetuesve janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushe Krujë.
Fatjon Murati është mik i ngushtë me Endrit Doklen, e ndërsa njihej për armiqësinë me grupit tjetër, atë të Ervis Martiaj (i zhdukur që në 9 gusht 2022). Murati është një person me precedentë të theksuar kriminal. Ai ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt. Ka edhe një pistë tjetër që thuhet se shenjestër e këtij atentati ka qenë xhaxhai i tij, Shehat Murati, një prej të plagosurve më rëndë nga ky atentat i ditës së djeshme, mirëpo ky detaj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.  

Kush ishte Mimoza Paja
Mimoza Paja, 58 vjeç ishte një grua që jetonte me qira pranë lokalit ku gjeti vdekjen. Ajo kishte nisur punë ditëve të fundit aty, për të siguruar të ardhurat për të dhe për mbesën që jetonte me të vetëm 10 vjeç. Për Mimozën, fqinjët shpërthyen në lot kur pyeten nga gazetarët. Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.  I biri, Sajmiri ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku ka një mesazh prekës.

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen në trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”-shkruan djali në rrjete sociale.

Gjithë skenën e krimit, e ka parë dhe mbesa e Mimozës, 10-vjeçarja e lënduar nga ciflat e xhamit që u thyen si pasojë e breshërisë së kallashnikovit. Ajo është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen. Një detaj tronditës, është rrëfimi i një prej fqinjëve të viktimës, e cila ka treguar se 10 vjeçarja ka shkuar me vrap te ajo dhe ka menduar se e kanë vrarë.

“O Teta Bardha shihe se më kanë vrarë’, ka treguar fqinja për bisedën e saj me 10-vjeçare.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve
Si pasojë e të shtënave me armë të plagosur mbetën; Shehat Murati, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku, Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami. Nga sa mësohet ata janë në gjendje të mirë shëndetësorë, e ndërsa më rëndë është Shehat Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale.

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema, Ledina Jakimi dhe Julian Shota.  

Në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Nga ringu, në botën e krimit! Ishte shënjestra e atentatit në Don Bosko, Fatjon Murati, emër i njohur në sportin e boksit

Detaje të reja janë zbuluar për Fatjon Muratin i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Don Bosko të Tiranës, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Sipas mediave të Kosovës, para se të përfshihej në botën e krimit, Fatjon Murati ka qenë boksier profesionist dhe karrierën e tij e ka nisur në vitin 2008 në Mynih të Gjermanisë.

Ai madje u ndesh edhe për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçit. Deri asokohe pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit, Murati ishte boksieri i tretë shqiptar që ndeshej për një titull aq të rëndësishëm.

Por Murati nuk e vijoi edhe për shumë vite karrierën e tij në boks.

Ora 15:26
Si u lirua Fatjon Murati? Gjykata e Tiranës: Prokuroria ndryshoi akuzën, nuk ankimoi vendimin! Çfarë ndodhi gjatë hetimeve, u akuzua vetëm për 'armëmbajtje pa leje'

1678654683_1665412012WATERMARKREPORTtv.00180024.Still011.jpg

Gjykata e Shkallës së Parë ka njoftuar se si Fatjon Murati, i cili ishte shënjestër e atentatit të djeshëm, u lirua nga qelia. Gjykata njofton se ndaj tij është zbutur masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ka administruar provat shkresore (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara. Pasi Prokuroria ndryshoi veprën penale të akuzës ndaj Muratit, gjykata sqaroi se vendimi i formës së prerë nuk u ankimua. Kështu e justifikon faktin që Murataj u arratis kur supozohet të ishte në “arrest shtëpie” ndërsa kishte të shtëna drejt lokalit të tij.

Po çfarë ka ndodhur me Fatjon Muratajn
Në korrik të vitit 2022 në Tiranë u gjend një arsenal armësh në 2 ambiente të marra me qira në kompleksin rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet nga një person me emrin Kristjan Gjini. Për këtë arsenal armësh u akuzua edhe Fatjon Murati dhe u raportua se armët mund të ishin përdorur në ngjarjen e rëndë të vrasjes së tre të rinjve në Fushë-Krujë. Disa muaj më pas Fatjon Murati u arrestua, teksa ishte në makinë me Indrit Doklen dhe kunatin e tij. Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme. Gjurmët e Muratit ishin gjetur në kutinë e një pistoletë të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.

Në datë 11 tetor 2022 Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e la në burg Fatjon Muratin dhe e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Ky vendim u konfirmua dhe u la në fuqi në një vendim të Gjykatës së Apelit në datë 31 tetor 2022.

Por çështja nuk u mbyll me kaq. Murataj kërkoi sërish në shkallë të parë zëvendësimin e masës së sigurimit pasi kishte rrethana të tjera ngjarja. Në vendimin e gjyqtares Migena Laska thuhet se tashmë prokuroria gjatë hetimeve e ka hequr akuzën e ‘prodhimit dhe mbajtjes së armëve në bashkëpunim’, pra në arsenalin që u gjet në ambientet e Kristan Gjinit. Sipas Gjykatës tashmë prokuroria e akuzonte Muratajn vetëm për armëmbajtje pa leje’ dhe ndaj u bë edhe ndryshimi i masës së sigurisë.

“Gjykata ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati.  Në datën 16.01.2023, ky vendim ka marrë formë të prerë, i pa-ankimuar nga asnjëra prej palëve ndërgjyqëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Pra, gjykata e shkallës së parë nënvizon se me këtë vendim të saj ka rënë dakord edhe prokuroria.

 

'

(Kliko këtu ) Dokumenti i plote

Ora 14:15
Masakra në ‘Don Bosko’, dinamika e ngjarjes si u qëllua me breshëri plumbash drejt lokalit të Fatjon Muratit, rruga që ndoqën autorët

1678713392_lokali.JPG

Grupi hetimor ka zbardhur ngjarjen në zonën e ‘Don Boskos’ mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i plotë:

Autorët janë afruar me automjetin tip BMË, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj.

Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke analizuar informacionet për autorë të  dyshuar dhe për motivet e kësaj ngjarjeje.

Pronari i lokalit Fatjon Murati është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.  Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë Fatjonin ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023,  gjatë kontrollit 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në ditët në vijim do të japë informacion për ecurinë e hetimeve.

Ora 14:11
Atentati në ‘Don Bosko’, Policia: Japim shpërblim 20 mijë euro kush jep informacione për autorët

1678699294_lokali.JPG

Policia ka ofruar shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacione mbi autorët e masakrës në ‘Don Bosko’.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546”, njofton Policia.

Ora 14:02
Breshëri plumbash drejt lokalit të Fatjon Muratit, policia: BMW që përdorën autorët ishte vjedhur në Durrës! Shënjestra u zhduk pak orë para atentatit

1678654683_1665412012WATERMARKREPORTtv.00180024.Still011.jpg

Policia ka sqaruar detajet e atentatit mafioz drejt lokalit të Fatjon Muratit mbrëmë, kur mbeti e vdekur banakierja 58-vjeçare Mimoza Paja.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Don Bosko, ju informojmë se:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Anastas Shundi", në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. M., është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë shtetasja Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 shtetas, 3 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në spitalin e Traumës duke marrë ndihmë  mjeksore.

Grupi i posaçëm hetimor, ka vazhduar kryerjen e veprimeve në vendin e ngjarjes, gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve dhe dëshimtarëve okularë dhe sekuestrimin e pamjeve filmike. Më datë 13.03.2023, është rikqyrur vendi i ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Po më datë 13.03.2023, në orët e para të mëngjesit, në vendin e qujatur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor ka kqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin. Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit  rezulton se ky mjet tip BMË, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13  Durrës.

Të gjitha provat metariale të sekuestruara në vendngjarje në rrugën “Anastas Shundi” dhe në fshatin Likmetaj, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore ku po u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Dinamika e kësaj ngjarjeje është si mëposhtë:

Autorët janë afruar me automjetin tip BMË, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F. M.,  dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj.

Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke analizuar informacionet për autorë të  dyshuar dhe për motivet e kësaj ngjarjeje.

Pronari i lokalit shtetasi F.M, është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.  Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë shtetasin F. M., ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023,  gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në ditët në vijim do të japë informacion për ecurinë e hetimeve.

Ora 12:46
Atentati në ‘Don Bosko’ ndaj Fatjon Muratit, dyshohet hakmarrje nga grupi i Martinajt për vrasjen e Brilantit në Fushë Krujë

1678708058_6400brili1658671791.jpg

Hetuesit dyshojnë se është përplasje mes bandave kriminale. Përqendrimet e hetuesve janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë Krujë.  Ai ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt.

Ora 11:50
Detaje të reja nga atentati në 'Don Bosko'/ Në lokal ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit

1678701155_sbfb.JPG

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm në zonën e Don Boskos, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se në ambientet e lokalit kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit, xhaxhai i tij, Shehat Murati si dhe djali i xhaxhait (djali i Shehat Muratit)i cili fatmirësisht i ka shpëtuar breshërisë së kallashnikovit. Mësohet se vëllai i Muratit sapo kishte ardhur nga jashtë në vendin tonë.

Ora 10:52
Atentati mafioz dhe ‘BMW’ i djegur në Bubq, policia e konfirmon: U përket autorëve, brenda u gjendën 3 automatikë

1678701155_sbfb.JPG

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për makinën e shkrumbuar në Bubq nga autorët e masakrës së Don Boskos me bilancin 1 viktimë dhe 6 të plagosur.

Njofimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Ura e Sulë Meres", në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip "BMW", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e  automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Ora 10:51
U arrestua për arsenal armësh në tetor 2022, si u lirua nga burgu Fatjon Murati! Prokuroria ishte kundër

1678654683_1665412012WATERMARKREPORTtv.00180024.Still011.jpg

Fatjon Murati ishte arrestuar në tetor të 2023  pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”. Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitat. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”.

Vendimi për ndryshimin e masës se sigurisë për Fatjon Muratin është marrë nga gjyqtarja Migena Laska në gjykatën e shkalles se pare Tirane. Nga arrest me burg ai është lenë në arrest shtëpie ndërkohë qe prokuroria ka qene kundër. Çështja për armëmbajtje pa leje është dërguar për gjykim dhe në datën 15 prokuroria do të japë konkluzionet.

Ora 10:42
Para disa ditësh Fatjon Murati ishte në banesë, policia e verifikoi! Si ‘e theu’ arrestin në shtëpi, pak para plumbave në lokalin e tij

1678659134_Screenshot7.jpg

Report Tv mëson e Fatjon Murati ka qenë para disa ditesh në banesën e tij në Tiranë. Gazetari i Report Tv bën me doje se ai u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pasi ka firmosur procedurat, , ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.

Ora 10:20
Atentati mafioz në Tiranë, të plagosurit jashtë rreziku për jetën! I nënshtrohet ndërhyrje kirurgjikale vetëm xhaxhai i Fatjon Muratit

1678699294_lokali.JPG

Një ditë pas atentatit gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi mëson se gjendja e të plagosurve fatmirësisht është stabël. I vetmi që iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale është Shehat Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit. Mëngjesin e sotëm ka dal edhe një person tjetër, pasi ka marr trajtimin mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve kanë dalë dje pas ekzaminimeve të nevojshme.

 Vajza 10 vjeç, mësohet se ka pasur vetëm gërvishtje te lehta nga xhamat e thyer.

Ora 10:09
VIDEO/ Atentati në Don Bosko, gjithçka e mirëmendur nga autorët! Kamerat e sigurisë u hoqën 1 muaj më parë nga operacioni ‘Fijet’, 'ngërç' për hetuesit

 

Kamerat e sigurisë në zonën e Don Boskos janë hequr në muajin e fundit në kuadër të aksionit "Fijet" që kanë pasur pamje direkte mbi lokalin. Nëse këto pamje do ishin, do të kishte pamje direkte nga atentati dhe do ndihmonte hetuesit për dinamikën e ngjarjes. 

Ora 09:54
Masakra e Don Boskos, Report Tv siguron pamjet nga banesa e viktimës! Mimoza Paja kishte vetëm 10 ditë që kishte nisur punë në lokalin e Fatjon Muratit

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguron pamjet nga banesa me qira e Mimoza Pajës, ngjitur me pallatin ku ndodhi ngjarja, bosh për momentin. Sipas banorëve, gruaja nuk kishte më shumë se 10 ditë që kishte nisur punë në lokal.

1678697761_dhfb.JPG

Ora 09:47
Dalin pamjet, ja mjeti i djegur me dy kallashnikovë brenda në Bubq që dyshohet të jetë e autorëve që kryen masakrën në Don Bosko

 

Report Tv siguron pamjet e mjetit tip 'Pasat' të djegur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Në brendësi të tij kishte dy kallashnikovë që dyshohet të jetë e autorëve.

Ora 09:40
Atentati në Tiranë, në lokalin e Fatjon Muratiti gjenden 15 gëzhoja kallashnikovi! Dyshohet se është arratisur drejt Turqisë, kaloi tranzit nga Prishtina

1678654973_Screenshot2.jpg

Një ditë pas atentatit të frikshëm në zonën e Don Boskos detaje të reja janë zbuluar nga hetimet. Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi, teksa në vendin e ngjarjes hetuesit janë rikthyer sërish për të kryer matje të tjera në funksion të hetimeve. Hetimet janë përqendruar tek konfliktet e Fatjon Muratit, i cili deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen.

Ora 09:31
Atentati mbrëmjen e djeshme në Tiranë, xhama të thyer dhe shenjat e plumbave, ja pamjet nga lokali ku u krye masakra te Don Bosko

 

Report Tv siguron pamje nga lokali ku ndodhi masakra mbrëmjen e djeshme. Në brendësi të lokalit duken të shtënat e xhamat e thyer nga ngjarja e rëndë në “Don Bosko”.

 

Ora 09:14
Atentati në Tiranë, del foto e viktimës që u ekzekutua gabimisht në lokalin e Fatjon Muratit, mesazhi prekës i të birit: Mallkuar qofshin

Është publikuar fotoja e 60-vjeçares Mimoza Paja e cila mbeti e vrarë aksidentalisht në atentatin një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, në zonën e Don Boskos. Djali i saj ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

 “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”-shkruan djali në rrjete sociale.

Ora 09:09
Atentati mafioz në Tiranë, gjendet një ‘Passat' e djegur me dy kallashnikovë në Bubq të Fushë-Krujës! Dyshohet të jetë e autorëve

 

Një mjet tip ‘Passat' e djegur është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë me dy kallashnikovë në brendësi të saj. Dyshohet se mjeti u përket autorëve të atentatit mafioz që tronditi mbrëmjen  e djeshme kryeqytetin. Ata qëlluan me breshëri kallashnikovi në brendësi të lokalit të Fatjon Muratit, pak kohë pasi ky i fundit ishte liruar nga qelia.

Kjo persupozohet të  jetë rruga që ndoqën autorët pas atentatit mafioz në lokalin e Fatjon Muratit. Gazetari i Report Tv, Julian Shota tha se makina u gjet 40 km larg vendit të ngjarjes

Rruga që ndoqën autorët
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/03/2023 15:55

    Ket pun vetem shish e di dhe ata jan te sigurt qe seshte dora e martinajve kjo eshte ceshtje dursakesh ceshtje beqirash.

    Përgjigju
    • Alb 2: 13/03/2023 18:50

      Edhe un ashtu mendoj ka cik arom ferme kjo nga ana djatht e autostrades,martinajt kan mbyll pun kaher

  • Dori: 13/03/2023 15:39

    Kur shteti nuk esht ne gjendje te vendos rend duhet ti eliminoj vet kto plera ose ti lej te han kokat e njeri tjetrit se po shkojn te pafajshmit.Po te isha biri i banakieres se gjore do hakmerresha tek gjyqtarja qe ka liruar nga burgu ate kriminel per gjakun e nenes.Vetem ne ket menyre funksionon ligji ne ket vend,vetgjygjsi.

    Përgjigju
  • Turi: 13/03/2023 15:31

    Te qofte dheu i lehte momes e u past lon uraten. Ndersa ktyre haleve, zoti ua dhont me keq aty u u dhemb me shume.

    Përgjigju
  • tiron: 13/03/2023 14:08

    Po me ato qe i bon atentatin Ndojt ca esht bo ne burg jan?

    Përgjigju
  • SHQIPTAR TE KAM DHJERE, SU BERE 1 HERE !: 13/03/2023 13:24

    gjyqkarja laraska e kaloi vetingun, e bija e momes qe denonte me varje kur flisje kundra xhaxhit Enver !!! REFORME PLERE!!!

    Përgjigju
  • 314: 13/03/2023 13:09

    Uaaa migena laska zonja botoxi me vile te gjiri lalzit. Shqiptia vend i deshtuar sesi e kaloi vetingun zonja laska eshte deshtim komplet i reformes ne drejtsi.

    Përgjigju
  • Shpëtimi: 13/03/2023 11:47

    Ky është killer, pjesë e një familje mafioze e cila disponon dhw hotel Amara ke ura dajlanit qe operon në zonën kavajë- durrës - shijak. Rezulton në hetim dhe në gjermani për vraje në tentative të dy policëve gjermanë. Tani ndodhet ose frankfurt ose belgique

    Përgjigju
    • samiu: 13/03/2023 19:10

      o shptim kur nuk e di pse ja fut kot familje mafjoze

    • O shpetim: 13/03/2023 17:12

      Nga esht ky o shpetim. Nga durrsi esh ky qe ka hotel ne durres? Kush na qenka kjo familje mafioze qe esht ne shijak e kavaje

    • Loku: 13/03/2023 15:37

      Cfare thua mo Ketej rezulton nen hetim ne gjermani..ketej eshte ne Frankfurt...paske pi pak o jete

  • T'mallkuar: 13/03/2023 11:34

    O drejtësia shqiptare, o e mbaruar, o kandill I fikur, o kalbësirë që vjenë era mut, që kur të kritikon Rama e të tjerë ankohesh për ndërhyrje, ti që je e krimbur në korrupsion, që ke lënë kriminelët të lirë dhe njerëzit e thjeshtë të robëruar. O policia shqiptare, o asistentja e krimit, ti që rri duar kryq edhe pse e di dhe shelemja e lagjes se I përgjon të gjithë e i di të gjitha. Mos pafshi diellin kurrë më se e katandiset këtë shoqëri xhungël.

    Përgjigju
  • Ka ligj po ka edhe Maliq. Per Zotin. ka ardh koha me fut ne burg ata qe lene kriminelet te lire: 13/03/2023 11:19

    Ky mafiozi duhej te ishte ne burgun e sigurise se lart dhe jo ne arrest shpie. Pastaj kur lokali ishte sekuestruar ne tetor pse ky i forti vazbdonte ta punonte lokalin?!?!. Po te ishte lokali i bllokiar do mishte shpetuar edhe gruaja e shkrete.

    Përgjigju
    • Or tej: 13/03/2023 12:44

      Ka ardhe koha me fute ne burg te ndershmit e me lene te lire te gjithe mafiozet e kriminelet e te vriten mes njeri tjetrit. Te pakten ne burg jemi me te sigurte or tej

  • Shkodra: 13/03/2023 09:37

    Jan keto cerrat e fush kuqes keto qe i kan pagu martinajt me dy lek sa per te then qe jemi gjall . Duhet ti arrestoni me patjeter se ai esht akt terrorist . Gjynah ne nen e shkret qe punon per buken e gojes

    Përgjigju
    • Comi: 13/03/2023 11:22

      O shkodra Juve duhet ne ju rrjep si delet prej comesh bashe me kto martinajt e te gjithe si puna jote e ketune terroristeve

    • beni: 13/03/2023 11:07

      po ca krahasimesh ben ore shok, ata tipat e dinin me ke po rinin kjo qyqja po punonte per buken e gojes.

    • O shkodra: 13/03/2023 09:45

      Po kur vdiq brilanti me ata dy te tjeret qe ishin te pafajshem nuk ishte akt terrorist???

  • Maks: 13/03/2023 09:25

    Te cuditshem jeni ju gazetaret Si mund te quash atentat nje vrasje te till Ky eshte akt terrorist dhe do denuar si i till Dhe ata qe e bene kete terror duhet te eleminohen si terrorista

    Përgjigju
  • Tata: 13/03/2023 09:24

    Kur hyn ne nje lokal,prone e nje krimineli,kuuuuurre nuk je i sigurte. Ne shqiperi eshte frike te pish kafe sepse pjesa me e madhe jane te krimineleeve atje,trafikanteve me te ndyre. Denonconi pronat e krimineleve qe po u hane kokat punetoreve qe djersisin per rrogat

    Përgjigju
    • Alb: 13/03/2023 12:54

      Sishte administrator o shok nje banakiere ishte apo duhet te bejn studim tregu dhe konfliktesh kur fillojn pun per buk goje.

    • O tata: 13/03/2023 09:34

      Ketu gjith lokalet kriminelet i kan se njerzit e thjesht nuk i le njeri te hapi lokale

  • Laro: 13/03/2023 08:46

    Shume e rende! Te vritesh kot fare kur ke dale me punu per buken e gojes. Te vriten me njeri tjetrin ok se nuk e ndalon dot po ta hajne njwrzit qe jane ne hallin e tyre e pafalshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'