-
Inceneratori i Tiranës/ Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, GJKKO shpall dënimet edhe për 6 të tjerë! Njëri merr pafajësi (VENDIMI)
Vjen dënimi i tretë për ish-ministrin dhe deputetin e PS-LSI. GJKKO i jep fund procesit dhe shpall fajtor Lefter Kokën, pas Fierit dhe Elbasanit, edhe për Tiranën. Dënohet me 3 vite, por i ulet një e treta pas gjykimit të shkurtuar. Shpallen fajtorë edhe 6 tëpandehurit e tjerë të dosjes, njëri përfiton pafajësinë. Dy dënime kthehen në shërbim prove, 4 masa sigurie shuhen, edhe 5 vite jashtë funksioneve publike. Pavarësisht verdiktit të sotëm, Koka dhe Tushe mbeten në burg për çështjet e tjera
16 Prill, 13:59 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
SPAK kërkon dënimin për 8 të pandehur të akuzuar për shpërdorim detyre të marrë të pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar ç’ka u mundëson atyre uljen e 1/3-ës së dënimit.
7 Shkurt, 13:39 -
Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Fatjon Muratin, një person i njohur i botës së krimit. Prokuroria kërkon gjykimin e Muratit për pastrim parash. Murati nuk justifikon 317 m2 garazh në Tiranë dhe 3 makina Citroen, Mercedes Benz dhe Daimler.
24 Tetor 2024, 11:26 -
U kap me armë në makinë, gjykata e Lezhës dënon me 5 vite burg Nikoll Sherrnikun, i njohur si 'ushtar' i Ervis Martinajt
Nikoll Sherrniku, i arrestuar pasi udhëtonte me një mjet të blinduar me armë automatike dhe radio më 17 gusht 2022 në Shëngjin, u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vjet burg. Më të njëjtin dënim u dënua edhe Flutura Berisha, e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar të Sherrnikut
6 Nëntor 2023, 19:31 -
Bazë armatimesh në Tiranë, Prokuroria do ankimojë vendimin që shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin! Ishte objektiv i atentatit në 'Don Bosko'
Vendimi për shpalljen të pafajshëm të Fatjon Muratit, për armëmbajtje pa leje duket se nuk e ka bindur Prokurorinë, që kërkoi dënim me 3 vite burg. Për Report Tv burime nga ky institucion kanë pohuar se janë në pritje të vendimit të zbardhur të Gjykatës së Shkallës së Parë për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit.
11 Qershor 2023, 12:11 -
Ekskluzive/ Atentati në Don Bosko, flet pronari i servisit në Gjermani: Ju tregoj si “ushtari” i Ervis Martinajt, Nikoll Sherrniku vodhi targat
Në një intervistë telefonike me Report TV, Gazmend Jakupi rrëfen detaje të vizitës së Nikoll Sherrnikut në servisin e tij në Gjermani. Si punëtori sirian e pa duke vjedhur dhe më pas mësoi atentatin në Tiranë me 1 viktimë e 6 të plagosur. Pronari i servisit: "Më vjen shumë keq për atë që ndodhi në Tiranë"
10 Qershor 2023, 12:45 -
U la në burg si bashkëpunëtor në atentatin e Don Boskos, 28-vjeçari: S’kam dijeni për ngjarjen
Nikoll Sherrniku, personi që policia e prokurua akuzojnë se ka siguruar targat e vendosura në makinën që u përdorë në atentatin e "Don Boskos" nuk ka pranuar akuzën gjatë deklarimeve të tij. Ai ësht&
8 Qershor 2023, 11:30 -
Akuzohet se ndihmoi në atentatin në 'Don Bosko', 'ushtari' i Ervis Martinaj, element që mund të zbërthejë ngjarjen: S'kam lidhje
Kur Policia e Tiranës ishte shumë afër finalizimit të provave që e implikonin në atentatin e 12 marsit ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, për Nikoll Sherrnikun kishte nisur gjyqi i themelit në Lezhë për arrestimin e gushtit 2022, pasi u kap me kallashnikov, fishekë dhe 2 radio policie.
8 Qershor 2023, 10:02 -
Bazë armatimesh në Tiranë, dënohet me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjini! Shpallet i pafajshëm Fatjon Murati, në arrati që prej atentatit në 'Don Bosko'
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg.
30 Maj 2023, 12:43 -
Të shtënat me armë në lokalin e Fatjon Muratit, policia nën vëzhgim 3 të dyshuar! Një prej tyre me precedent penal
Gati një muaj pas breshërive të kallashnikovit drejt lokalit të një emri të njohur në botën e krimit, Fatjon Muratit blutë e Tiranës kanë mundur të zbulojnë disa detaje të reja për atentatin
10 Prill 2023, 16:30 -
Bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 12 vite burg për Kristjan Gjinin! Vetëm 3 vite për Fatjon Muratin! Miku i Endrit Dokles në arrati që prej atentatit në ‘Don Bosko’
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 12 vite burg për Kristjan Gjinin dhe 3 vite burg për Fatjon Muratin, të cilët kishin ngritur një bazë armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se ka ngritur bazën e armëve dhe Prokuroria kërkon 12 vite burg për të.
28 Mars 2023, 12:46 -
Atentati në ‘Don Bosko’, policia bie në gjurmët e autorëve! Realizohet identikiti i njërit prej vrasësve
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin në Don Bosko, pak ditë më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona
22 Mars 2023, 11:18 -
Atentati në lokalin e tij, Fatjon Murati në ‘arrest shtëpie’ kishte kërkuar leje të lëvizte për të bërë vizita shëndetësore, si kaloi kufirin me Kosovën
Edhe pse Fatjon Murati sot është në Turqi dhe i shpëtoi breshërisë së plumbave të derdhur në drejtim të lokalit të tij mbrëmjen e 12 marsit, në Gjykatën e Tiranës u shty seanca që ishte parashikuar për të dhe Kristjan Gjinin, të akuzuar për armëmbajtje pa leje për arsenalin e armëve që iu gjet të dyve disa muaj më parë.
15 Mars 2023, 10:20 -
Atentati mafioz, Softa: Moszbardhja e ngjarjeve tremb qytetarët! Makinat e shtrenjta që shohim janë makijazh, paratë e vërteta ndodhen ‘nëntokë’
Moszbardhja e atentateve mafioze që ndodhin në vend ku po vriten edhe të pafajshmit, vendos qytetarët në pozitë pasigurie dhe trembje. Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv.
14 Mars 2023, 20:04 -
-
Arrestohet për shpërdorim detyre efektivi i RENEA-s te 'Kodra e Diellit' në Tiranë, iu gjetën mbi 100 mijë € në mjetin e tij
Është vënë në pranga efektiv i RENEA-s, Altin Morina për shpërdorim detyre. 43-vjeçari ishte vënë re se shoqërohej me një një person që dyshohet si i përfshirë në atentatin e Don Bosko
14 Mars 2023, 16:37 -
Atentati me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Don Bosko, reagon Rithemelimi: Rama dhe Çuçi kryefajtorë! Bandat qëllojnë e vrasin kë të duan
Rithemelimi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 12 marsit ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare dhe u plagosën pesë persona.
14 Mars 2023, 14:04 -
Atentati ndaj Fatjon Muratit, asnjë gjurmë nga autorët, kamerat e sigurisë nuk ndihmojnë! Banakierja u vra teksa po shërbente, dëshmitarët japin pak detaje
Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në Don Bosko, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itinerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj. Në pamjet e administruara deri tani nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.
14 Mars 2023, 11:00 -
Nga ringu, në botën e krimit! Ishte shënjestra e atentatit në Don Bosko, Fatjon Murati, emër i njohur në sportin e boksit
Detaje të reja janë zbuluar për Fatjon Muratin i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Don Bosko të Tiranës, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të t
13 Mars 2023, 22:13 -
Si u lirua Fatjon Murati? Manovra e drejtësisë, u shpëtua me akuzën ‘armëmbajtje në banesë’! Gjyqtarja Laska zhbllokoi edhe pasurinë 5 mln € të vëllezërve Marku
U arrestua për arsenal armësh, por Fatjon Murati u akuzua për armëmbajtje pa leje në banesë. Ndryshimi i akuzës i dyshimtë. Murati i dënuar në Itali dhe në kërkim për trafik droge. Gjyqtarja Migena Laska disa muaj para lirimit kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së vëllezërve Marku të hetuar për trafik droge.
13 Mars 2023, 16:34