42-vjeçari Mikel Harizaj dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit me tritol ditën e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur ai si dhe 26-vjeçari Serini Dumi. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur nga krahu i shoferit, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë shpërthim i komanduar me telekomandë.
Harizaj rezulton pronar i një lokali në zonën e Xhamllikut si dhe i një marketi po në këtë zonë. Dumi, që ishte pasagjer në makinë, punon kamarier në lokalin e 42-vjeçarit, ndërsa mësohet se në momentin ku ka shpërthyer lënda plasëse, Harizaj po e dërgonte atë në shtëpi.
Lajmi kryesor:
Atentat në Tiranë, i vihet tritoli makinës së biznesmenit të arrestuar më parë për tentativë vrasje! Plagoset rëndë ai dhe punonjësi i tij, pasagjer në mjet
