Atentati në Tiranë, Vocaj:  Autorë dyshohet se ishin 3 të maskuar! Në makinën e djegur është gjetur një armë zjarri

 

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka dhënë detaje në lidhje me atentatin që ndodhi mesditën e sotme në Don Bosko, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, me lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

Sipas Vocajt, atentati dyshohet se është krye nga 3 persona, përfshirë edhe shoferin e makinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa objektivi nuk dihet. Vocaj tha se autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje e cila është gjetur e djegur dhe brenda saj është gjetur edhe një armë.

‘Ndodhen ne spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po mblidhen provat në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznes e republikë. Në territorin e komisariatit 5 është gjetur një makinë e djegur dhe dyshohet se u përket autorëve.

Targat nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Janë gjetur 7 gëzhoja, të nxjerra nga një armë zjarri. Në makinë është gjetur një armë zjarri e cila po analizohet.

Ishin në të njëjtën tavolinë, kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Paraprakisht. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandë. Nuk e dimë shënjestrën. Objektivin s’mund ta themi presim hetimet.

Mendohet se kanë qenë 3 persona përfshirë dhe drejtuesin. Tek personat nuk janë gjendur sende të jashtë ligjshme. Njëri prej tyre ka precedent penal. Po hetojmë për backgraundin që të plagosurit kanë dhe konfliktin e mundshëm që kanë. Autorët kanë qëlluar nga makina. Nuk kanë zbritur kemi pamje filmike të mënyrës si ka ndodhur ngjarja. Kanë hapur zjarr nga makina ka probaballitet të kenë qenë të maskuar.’- tha Vocaj.


Lajmi kryesor:

Atentat me silenciator në 'Don Bosko' 2 të plagosur, njëri me precedentë! Po pinin kafe në verandën e lokalit, 3 autorët e maskuar djegin makinën (EMRAT + VIDEO)


M.Q./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Luana s’i ndahet Marinës, e lag me shampanjë në festën e ditëlindjes të saj

Luana s’i ndahet Marinës, e lag me shampanjë në festën e ditëlindjes të saj