I plagosuri nga atentati në Vlorë Ines Hajrulla, pasditen e sotme është nisur për në Tiranë për mjekim të specializuar, pasi ka humbur njërën këmbë dhe rrezikon tjetrën.

Duke parë gjendjen mjekët e kanë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë të riun. Ines Hajrulla ka dëmtime edhe në pjesët e tjera të trupit nga shpërthimi me eksploziv.

25-vjeçari është një emër i njohur për policinë e Vlorës, pasi është me precedent penal, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa pista. Ines Hajrulla është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar Robert Hajrullës.

Ai është kushëri i ri i Renato Imerit, i cili u ekzekutua disa muaj më parë me armë zjarri në zonën e Lungomares, por edhe i Endri Çaushit, i ekzekutuar në Durrës para dy vitesh. 

 

dy.b/shqiptarja.com