Atentati që tronditi Shkodrën/ Poli Hoxha: Mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë! Të gjithë i dinë konfliktet atje por askush nuk ndërhyn

Atentati me 2 viktima dhe 2 të plagosur tronditi Shkodrën pasditen e sotme, ku një prej viktimave është Hamza Lici vëllai i Ibrahimit Licit, ndërsa viktima tjetër është një kalimtare.

Sakaq, dyshohet për një atentat hakmarrje, pasi fisi Lici njihet për konfliktet në Shkodër me fisin Bajra. Ndërkohë më shumë foli në ‘Studio Live’ gazetari Poli Hoxha. Ai bëri një rezyme të këtyre konflikteve që kanë lindur vite më parë në Shkodër.

'Pista e parë është e hakmarrjes. Në Shkodër e dinë dhe fëmijët që fisi Lici, ka qenë në një përplasje të ashpër me Bajrat e Shkodrës. Kanë armiq të betuar. Historia ka filluar në 1995 me vrasjen e një biznesmeni në fisin Lici. Lufta mes këtyre fiseve, organizatave ka shkaktuar të paktën 5 të vdekur. Kjo deri në 2019, pastaj më vonë kemi ngjarje të tjera. Këtë përplasje, këtë hakmarrje e padëgjuar në Shkodër, ka qenë në dijeni të policisë. Në dijeni të shërbimit sekret, të politikës. Jo vetëm që nuk e parandaluan këtë ngjarje dhe të tjera, por kjo situatë është menaxhuar në dëm të atyre që janë vrarë, qetësisë në Shkodër.'

Hoxha tregon se në materialet e referuara nga partnerët në SKy Encro ka materiale të bollshme për aktivitetet kriminale në Shkodër dhe Tiranë, ku janë të përfshirë dhe politika.

'Pjesa e Bajrave është përdorur nga politika, politika e majtë nga Rama, i janë dhënë tendera. Kanë presto nome të caktuara, tendera në bashkinë e Tiranës. Kanë patur një ndikim në policinë e shtetit. Njësoj si Çyrbja. E gjithë kjo situatë nuk është thjeshte një luftë mes fiseve por një gangrenë e kapjes së qytetit nga krimi. Kam konsultuar një material të hollësishëm të Encro Chat Sky për Shqipërinë, një tmerr i vërtetë. Pjesa e lidhjes së krimit në Shkodër me politikën, duke filluar nga qendra në Tiranë. Shkodra është e tmerrshme dhe ende e pazgjidhur. E dinë që do goditen nga SPAK. Sa më shumë afrohet kjo ditë aq më shumë egërsohet. Policia e ka situatën në dijeni. Nuk e ka në dorë të ndërhyjë. Problemi nuk është vetëm përplasjet e vjetra. Shkodra vazhdon të jetë në periferi, tani është kulmi i korrjes së hashashit dhe Shkodra është hambari i vërtetë. Janë pista të shumta. Dhe hakmarrja, janë evidente pasi Shkodra është lënë në këtë pikë.'

Sa për konfliktet në Shkodër mes fiseve, Poli Hoxha thekson se kushdo i di, edhe fëmijët e jo më policia dhe politika.

'Zoti Ibrahim ka folur edhe në media, ka paralajmëruar. Një nga personat e plagosur Arlind Bushati është kërcënuar dhe ka denoncuar. Babai i tij Xhemal Bushati e ka bërë publike dhe në media. Të shkosh dhe të pish një kafe në Shkodër, të gjithë e dinë këtë histori dhe çfarë do ndodh, se çfarë ka ndodhur, zhdukje personash, gjoba, kërcënime. Atje i dinë dhe kalamajtë. Politika 100% i di. Asnjëherë nuk është ndërhyrë me forcën e ligjit. Po merren dhe jetë të pafajshëm.'

Gazetari hedh dyshimin se vrasja mund të jetë bërë nga autorë me pagesë.

'Nuk e di nëse policia i ka identifikuar autorët, por nëse ndjek pistat hipotetike të hakmarrjes do bënte një punë të mirë. Por kam frikë se nuk kemi të bëjmë me një vrasje, mund të jetë një vrasje me pagesë. Tjetër histori të ndjekësh vrasësit me pagesë. Kjo le të shërbejë si një rast meqë ka ardhur drejtori i ri.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Atentati në Shkodër, Poli Hoxha: Këto ngjarje duhen kapur që në rrënjë pasi përndryshe do përsëriten

 

Gazetari Poli Hoxha komentoi atentatin e rëndë në Shkodër pasditen e sotme. Në 'Studio Live' ai thekson se këto ngjarje duhen zbuluar dhe të kapen që në rrënjë pasi përndryshe do të përsëriten.

'E vërtetë që Shkodra ka zhdukjen më të mëdha të parcelave por është vetëm maja e ajsbergut.

Këto krijojnë një tendosje, një acarim. Duke goditur me selektivitet, atëherë bën, është fakt që Bajrat në Shkodër janë përkëdhelur. Më tej futemi në thellë në rolin në zgjedhjet, te kapja në shumë individë në shtet që përfaqëson kryeqytetin e veriut. Gjërat janë më të thella dhe duhet plugu i thellë. Këto ngjarje në Shkodër mund të kalojnë, por nuk u kapën që në rrënjë do jenë të përsëritshme.'

 

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion