Pas pesë muajsh policia ka hyrë në tregun agroushqimor të Elbasanit, ku ka kryer kontrolle pas arrestimit të Endri Copjat dhe Argel Lulajt, të dyshuar si autorë të atentatit ndaj Lul Kullës.
Në ‘kullën e monitorimit’, ku janë gjendur edhe sende të përdorura nga atentatorët shihen edhe monitorët të cilët vrojtojnë edhe kamerat e sigurisë së tregut, të cilat filmuan "përplasjen" me policinë natën e 18 shtatorit.
Ndryshe nga 5 muaj më parë policia duket në monitorët e tregut që ka hyrë brenda ambienteve, ku nuk u lejua të hynte natën e 18 shtatorit 2017, ku një mjet i blinduar goditi makinën e policisë.
Në pamjet e 18 shtatori duket roja i cili nuk lejon futjen e policisë në ambientet e tregut, ndërsa sot duken vetëm efektivët e FNSH-së në hyrje të këtij tregu, në pronë të Petrit Çelës.

(Pamjet e filmuara ditën e sotme nga kamerat e sigurisë së tregut të Çelajve)

(Pamjet e filmuara në 18 shator 2017 nga kamerat e sigurisë së tregut të Çelajve)
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com