72 orë nga eliminimi fizik i Briken Sanajt në rezidencën “Kodra e Diellit” dhe hetuesit akoma nuk kanë një të dyshuar mbi ngjarjen. Pavarësisht rreth 20 shoqërimeve të bëra, të gjithë u lanë të lirë, pasi nuk afruan prova për zbardhjen e krimit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa prej anëtarëve të familjes Kola, me të cilën Sanajt janë në konflikt prej 2012-ës, pasi vëllai i viktimës, Antonio Sanaj plagosi Gentian Kolën, por nuk kanë ndihmuar në hetime. Vetë Gentiani akoma nuk është pyetur, teksa pritet në ditët në vijim.
Prolicia dhe Prokuroria e Tiranës janë në pritje të disa analizave të AND-së nga Institutui i Policisë Shkencore për disa materiale të gjetura në afërsi të vendit të ngjarjes, me shpresën se u përkasin autorëve dhe mund të çojnë drejt një identifikimi. Këqyrja e plotë e kamerave të sigurisë nuk ka përfunduar akoma për të parë lëvizje të personave të dyshimtë në afërsi të viktimës.
Pista kryesore e hetimeve vijon të jetë ajo e një vrasjeje për hakmarrje, për shkak të konfiktit të Antonio Sanajt me Gentian Kolën, por hetuesit janë përqëndruar edhe në një variant të dytë. Është kërkuar infoamacion tek autoritetet italiane në lidhje me ndonjë aktivitet të paligjshëm që Briken Sanaj mund të ketë pasur atje.
Briken Sanaj, alias Skerdilajd Sanaj, u qëllua me plumba kallashnikovi pasi u kthye nga dasma e shokut të tij Anton Gjini në Lezhë. Plumbat e kapën në kokë dhe nuk u mbijetoi plagëve. Agresori, i maskuar, mundi të thyente rrethimin e pasëm të rezidencës, të qëllonte shënjestrën dhe të largohej bashkë me një tjetër bashkëpunëtor pa zhurmë.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
60.3%
-
Jo
30.1%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 921
Lajme të tjera
-
I dashuri e vrau kur ikën në Spanjë, nëna e shqiptares Sibora Gagani: Do kryeja vrasjen më të tmerrshme po ta kisha përballë! Kam shpresë se vajza do kthehet...
8 Qershor, 20:06
-
Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore
8 Qershor, 19:52
-
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
8 Qershor, 19:06
-
Veliaj dhe Alar Karis vizitojnë Piramidën: Tirana do të ndjekë hapat e Estonisë sa i përket digjitalizimit
8 Qershor, 19:00
-
I dënuar me 6 vite burg për kultivimin e 1720 bimëve narkotike në Tepelenë, 27 vjeçari kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë (EMRI)
8 Qershor, 15:29
-
Vetëm pak ditë larg nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’ (VIDEO)
8 Qershor, 14:44
-
Legjenda e muzikës latine, Ricky Martin do të performojë në Tiranë, këngëtari i fton të gjithë: Shpresoj të më bashkoheni
8 Qershor, 10:21
-
Nis numërimi mbrapsht! Ylli spanjoll i muzikës Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë më 30 qershor
8 Qershor, 08:25
-
Miqësorja e luksit, Roma mposht Partizanin në 'Arenën e Demave'! Mesazh kundër dhunës: Balancë gjinore
7 Qershor, 22:04
-
Një muaj pas tragjedisë në Itali ku shqiptari vrau të bijën dhe italianin, vëllai i viktimës: Nuk e meritonte atë vdekje
7 Qershor, 20:57
-
Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)
7 Qershor, 16:07
-
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
7 Qershor, 13:42