ATHINË - Arrestohen 6 shqiptarë në Athinë, prej të cilëve 4 janë burra dhe dy gra. Gjithashtu është sekuestruar edhe 6.9 kilogramë lëndë narkotike heroinë e ndarë në dy pjesë.
Policia greke ka bërë të ditur se, arrestimet janë bërë gjatë mbrëmjes së të martës. Të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, nga Turqia në Greqi dhe më pas në vende të ndryshme të BE-së.
Siç bën të ditur agjencia greke e lajmeve neësbomb.gr, hetimi ndaj tyre kishte nisur që në nëntor të vitit 2012. Grupi i shqiptarëve, akuzohet për trafikimin e 218 kilogramë lëndë narkotike me shumën e 1.5 milionë eurove.
Krerët e kësaj organizate ishin një çift bashkëshortësh, shqiptarë, të moshës 36 dhe 31 vjeç.
Policia tha se, kishte identifikuar dy makina private, që kryenin trafikun e drogës. Gjatë operacioni të djeshëm është sekuestruar edhe sasia e lëndës narkotike që ishte fshehur në gomat e makinave.
Pas arrestimeve është ushtruar kontroll edhe në banesat e të ndaluarve ku është gjetur një sasi tjetër droge, si dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit të policisë.

(Në foto: Droga e sekuestruar nga policia greke gjatë mbrëmjes së djeshme)
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com