Athina: Duam marrëveshje me BE, 
gati edhe për skenarin më të keq 

Athina: Duam marrëveshje me BE, <br />gati edhe për skenarin më të keq 
Greqia në skenarin më të keq të mundshëm është e gatshme të dalë më vete. Kjo është deklarata e ministrit të çështjeve ndërkombëtare të ekonomisë Greke, Euklid Tsakalotos, për të përditshme britanike ‘The Guardian’. Ministri sqaron se “Greqia dëshiron një marrëveshje me BE-në dhe se po punojnë për një marrëveshje, por ka theksuar se duhet menduar gjithmonë dhe për skenarin më të keq. 

Nga ana tjetër Brukseli bën me dije se Athina zyrtare nuk e ka dërguar ende listën përfundimtare të reformave të qeverisë greke. Burime nga Bashkimi Evropian bëjnë me dije se “takimet do të zgjasin gjatë gjithë fundjavës deri në përfundim të diskutimit të ideve greke, për t’u siguruar se lista e propozimeve të tyre është mjaftueshëm e besueshme dhe e plotë. 

Ndërkohë agjencia e vlerësimit Fitch ka njoftuar se niveli i Greqisë ka rënë nga B në ÇC për shkak të frikës së mos vënies në aplikim të reformave të premtuara nga Athina.

Redaksia Online
(Gre. M/ Redaksia online)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve