Sipas informacioneve kofidenciale ministria e jashtme greke pasi ka marrë disa letra anonime për deklaratat e bëra para një viti nga ish-Konsulli I përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu-Kamarinos për praninë e grekëve në Korçë. Kjo deklaratë u bë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës OMONIA në shkurt 2011 dhe shkaktoië reagime të shumta në Shqipëri në drejtim të Konsullit dhe ministrisë së jashtme greke. Më 27 Prill 2011 ministria e jashtme greke hapi konkurs për vend të lirë në Konsullatën greke në Korçë, në vend të konsullit të përgjithshëm Theothoros Ikonomu. Sipas dokumentit të më poshtëm Athina zyrtare shfaqi shqetësimet e saj nga deklaratat e diplomatit dhe me njëherë kërkojë zëvendësimin e tij.

Atë kohë nuk u vërtetua asnjëherë se diplomati Ikonomu u tërhoq nga Athina si pasojë e deklaratave provokime, por për opinionin u tha se i mbaroi mandati diplomatik. Ai u tërhoq disa ditë përpara se t'i mbaronte mandati zyrtar, duke mos i lënë për të shfrytëzuar të drejtën për të kërkuar edhe një vit zgjatjen e qëndrimit të tij si kryediplomat në konsullatën e Korçës. Fill pas largimit për në Greqia diplomati grek Ikonomu u vlerësua me disa mirënjohje nga shoqatat dhe organizata OMONIA, degës së Korçës për deklaratën e
greqizmit të Korçës dhe Jugut të Shqipërisë.

Pas kaq kohësh dhe duke parë se diplomati në fjalë po shkel rregullat e diplomacisë shtetërore greke duke dhënë intervista dhe marrë pjesë nëpër aktivitete që organizojnë shoqata joqeveritare të cilat në programet e tyre kanë shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit ka bërë që Athina zyrtare ta thërrasë për këshillime dhe ndoshta ta detyrojë Theothoros Ikonimu të jetë më I përmbajtur për termin "Vorio Epir", sepse ky term në marrëdhëniet zyrtare
shtetërore është i ndaluar.



(aq/shqiptarja.com)