Greqia nuk është një vend i nënshtruar dhe shumë shpejt do të konstatoni një dinamikë të fuqishme gjeopolitike dhe një vend sovran me të cilin nuk mund të luajnë partnerët dhe kreditorët, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në përgjigjen dhënë shefit të opozitës, Antonis Samaras, në seancën parlamentare për diskutimin e propozimit për komisionin hetimor për mënyrën sesi Greqia u vendos nën kushtet e memorandumeve.
Cipras theksoi se propozimi për komisionin hetimor nuk synon penalizimin e ideve neoliberale që përshkonin memorandumet, por që të shqyrtojë "nëse përtej materializimit të një përzgjedhjeje së keqe u ekzekutuan akte që kishin motive joideologjike".
Sipas kryeministrit, akte të tilla propozohet të kërkohen në procedurën e rishikimit të deficitit, në vendimin e Bankës së Greqisë për të avancuar në shtimin e kohës për shlyerjen e obligacioneve greke nga tri në 10 vjet.
"Këto kërkon të mësojë populli, i cili ka pikëpyetje të mëdha për pesëvjeçarin e kaluar", theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras./ atsh/
/Shqiptarja.com