ATHINË, 19 shtator /ATSH-ANSA/ - Mitingu i djeshëm në Athinë na dha një mesazh të qartë. Po shkruajmë historinë duke e çuar Greqinë përpara, shkruan në twitter ish-kryeministri dhe lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, partia e të cilit është në avantazh pothuajse në të gjitha sondazhet kundrejt konservatorëve të "Demokracisë së re".
Në sheshin "Kumunduru", ku ndodhet selia e SYRIZA-s, ka optimizëm sidomos pas mitingut të djeshëm që shënoi përfundimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të ditës së nesërme.
Ne seli ka gjithmonë mbështetës të partisë, por edhe liderë të huaj politikë, ku bie veçanërisht në sy lideri i "Podemos"-it, Pablo Iglesias.
"Luani Aleksis do t'i fitojë sërish zgjedhjet", këmbëngul lideri spanjoll./ a.jor.









