ATHINË, 21 nëntor /ATSH-AFP/ - Greqia ruajti sot parashikimet makro-ekonomike optimiste për vitin 2015 me një rritje neto prej 2,9 për qind duke kthyer faqen e gjashtë viteve recesion, por me një nivel të borxhit publik që vështirë të gjejë zgjidhje, sipas projektbuxhetit të paraqitur në Parlament.
Pasi shfaqi dy tremujorët e fundit 2014 një rritje të PBB-së në një vit (+0,4 për qind në tremujorin e dytë dhe +1,7 për qind në tremujorin e tretë), Greqia ruan parashikimet për rritjen ekonomike me 0,6 për qind në vitin 2014 duke nënkuptuar për vendin fundin e një periudhe të gjatë recesioni filluar në fund të vitit 2008.
Ky ritëm i rritjes ekonomike do të përshpejtohet me +2,9 për qind në 2015, sipas projektbuxhetit të paraqitur nga zëvendësministri i Financave, Hristos Staikuras./
/ec/ A.JOR.












