ATHINE- Një familje minoritarësh administron godinën e një prej hoteleve në pronësi të familjes së liderit të partisë neonaziste greke, Agimi i Artë. Familja e liderit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos paraqitet ne deklaratat e të ardhurave si një familje e “varfër”, pavarësisht se në pronësi të saj është një sipërmarrje gjigande kompleksesh turistike e hotelore. Dhe më kryesorja është se sipërmarrjet e liderit nazist grek, nuk paguajne detyrimet fiskale kundrejt shtetit.
Për këtë arsye, zyra e taksave të Greqisë ka shpallur sekuestrimin për njërin nga hotelet “rozë” (hotele ku qëndrojnë çiftet për pak orë) ku aksionerja kryesore është bashkëshortja e liderit nazist.
Kështu, për detyrime financiare me vlerë prej 36.000 eurosh shteti ka kërkuar sekuestrimin e gjysmës së hotelit “rozë” “Neë Dream”, në qendër të Athinës, pavarësisht se sipërmarrja paraqiste fitime mbi 100.000 euro.
Kjo godinë e hotelit administrohet nga një familje minoritarësh nga Shqipëria me inicialet e firmës (Π.Β. ΤΣΙΑΝΤΟΣ ΕΠΕ).
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com