ATHINË, 26 nëntor /ATSH-AFP/ - Greqia u privua sot nga informacionet për shkak të një greve 24 orëshe ndërmarrë nga gazetarët në vend, një mobilizim që paralajmëron grevën e përgjithshme të parashikuar nesër nga sindikatat private dhe publike.
"Jo uljes së pagave", shkruhej në banderolën kryesore të protestës që mblodhi rreth 500 gazetarë që manifestuan para selisë së sindikatës së redaktorëve të të përditshmeve greke në qëndër të Athinës, para parakalimit deri në sheshin "Sintagma" para parlamentit, sipas policisë.
"Media mbetet sektori më i prekur që prej shpërthimit të krizës në vitin 2010", theksoi Paskalis Koroneos, gazetar i të përditshmes "Eleftherotipia", publikimi i së cilës është ndërprerë që prej dy ditësh, pas një greve të gazetarëve, të cilët nuk janë paguar që prej nëntë muajsh./
/ec/ a.jor.











