ATHINË - Një dalje e Greqisë nga zona euro "aksidentalisht" është gjithmonë e mundshme, deklaroi sot ministri grek i Financave Gjikas Harduvelis duke shtuar se kjo perspektivë nuk ishte thjesht një "shantazh" të paktën dy javë nga zgjedhjet legjislative të 25 janarit.
"Perspektiva për një largim nga euroja nuk është domosdoshmërisht një "blof", një aksident mund të ndodhë dhe ideja është ta shmangim", deklaroi Hardouvelis për stacionin televiziv "Bloomberg TV" lidhur me propozimet për të ardhmen e Greqisë në zonën euro pa përmendur se çfarë natyre mund të ketë ky incident.
Ministri i Financave theksoi se grekët nuk mund të kërcënojnë Evropën për daljen e tyre nga eurozona.
"Nuk është një argument negociatash nga ana jonë ... Evropa ka ndërtuar mbrojtje përballë mundësisë për largimin e një vendi nga zona euro", shtoi ministri./ATSH/