ATHINE- Policia greke përdori dje pasdite gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra manifestues gjatë kohës kur këta të fundit po i drejtoheshin parlamentit për të protestuar kundër masave shtrënguese ekonomike të ndërmarra nga qeveria.

Forcat speciale greke për trazirat gjuajtën disa granata me gaz lotsjellës gjatë përleshjeve me të rinjtë, të cilët i gjuajtën me gurë dhe shishe.


Dy sindikatat kryesore në vend, Konfederata e Përgjithshme e Punës, GSEE, dhe Federata e Nëpunësve Shtetërorë, ADEDI, organizuan dje një grevë të përgjithshme, e para për këtë vit.
Sipas të dhënave të policisë, në dy mitingje të ndara në qendrën e Athinës morën pjesë rreth 40 000 persona.

Redaksia online
(sg/atsh/shqiptarja.com)