ATHINE - 15 persona të plagosur, duke përfshirë katër në gjendje të rëndë, është bilanci i një sulmi me armë zjarri kallashnikov, që ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në një klub nate në Mikrolimano, pranë Pireut ne Athinë.
Ngjarja ka ndodhur ne oren 4: 15 minuta të mengjesit kur një prej klienteve të klubit që po argetohej edhe ai bashkë me një vajze, ka dalë jashtë dhe është kthyer me një automatik kallashnikov duke kërcenuar klientët e tjerë dhe me pas duke qëlluar të paktën 15 herë me breshëri.
Sipas informacioneve të para, policia greke ka në dorë fotografinë e agresorit, i cili sipas dëshmitarëve ndërsa u fut brenda u dëgjua të thërriste “sonte do të vdisni të gjithë” dhe nisi të qëllojë pa dallim kundër klientëve dhe punonjësve të lokalit. Në lokal zotëroi poaniku ndërsa agresori doli dhe u largua me një taksi.
Mediat greke kanë versione të ndryshme për ngjarjen, ndërsa theksojnë se autori mund të jetë shqiptar. Burime të tjera thonë se ai është një keqbërës qe kërkohet nga organet greke të rendit prej kohesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com