Greqia, përballur me probleme të mëdha me likuiditetet, do të kryejë të gjitha detyrimet financiare, aq sa do të jetë në gjendje për të paguar, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakellaridis.
"Aq sa do të jemi në gjendje për të paguar, ne do t'i shlyejmë të gjitha detyrimet financiare", theksoi Sakellaridis në një konferencë shtypi të paktën dy javë nga rimbursimi i ardhshëm që Athina duhet t'i bëjë FMN-së, një prej kreditorëve të saj, rreth 300 milionë euro më 5 qershor.
"Është përgjegjësi e qeverisë të jetë në gjendje të rimbursojë të gjitha detyrimet", shtoi Sakellaridis duke nënvizuar se ishte gjithashtu se ishte përgjegjësi dhe e kreditorëve për të respektuar angazhimet e tyre për kreditë./
/atsh/