ATHINË, 7 shtator /ATSH-ANA-MPA/ - Shqetësimin e tij që sakrificat e popullit grek të mos shkojnë dëm dhe që vendi të kthehej në pikën zero, ka shprehur nënkryetari i qeverisë greke dhe kryetar i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos gjatë konferencës për shtyp në kuadër të vizitës së tij në panairin e 79-të të Selanikut (TIF). Venizelos paraqiti pesë prioritete për strategjinë kombëtare që janë çlirimi nga memorandumi, stabiliteti institucional dhe politik, bashkimi i forcave krijuese, mbështetja e shtresave të dobëta sociale dhe kthimi i Greqisë në një autonomi thelbësore financiare. Lidhur me masat lehtësuese që shpalli kryeministri Samaras ditën e shtunë, Venizelos tha se ishin dakorduar për gjithçka. Ndërsa për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në rast se nuk arrin të zgjidhet presidenti i republikës, Venizelos vërejti se ai që do të provokojë zgjedhjet do të paguajë. "SYRIZA ka etje për pushtet", akuzoi Venizelos./ a.jor.