Mediat greke publikuan këtë të dielë një video të masakrës së ndodhur në një lokal nate në Athinë në të gdhirë të mëngjesit të së shtunës, ku mbetën të plagosur 15 persona. Personi i cili qëlloi me kallashnikov brenda klubit dhe që terrorizoi të pranishmit, sipas mediave greke dyshohet të jetë një shqiptar.
Në videon e publikuar nga media greke MEGA, ai duket teksa del nga lokali i natës me armë në dorë, menjëherë pasi ka qëlluar me breshëri ndaj klientëve dhe punonjësve të lokalit.
Policia greke duke iu referuar fragmentit që kanë filmuar kamerat e sigurisë, thotë se shumë shpejt mund të realizojë arrestimin e shqiptarit rreth moshës 35 vjeç.
Tre nga të lënduarit e këtij sulmi ndodhen në gjendje të rënë në spital, ndërsa lokali ku ndodhi masakra ndodhet në Mikrolimano, pranë Pireut ne Athinë.
Masakra, sipas dëshmitarëve, filloi pas debateve që autori pati me një vajzë me të cilën ndodhej në lokalin e natës.
Ai ka dalë jashtë klubit për pak momente dhe është kthyer me një kallashnikov dhe ka lëshuar breshëri ndaj rreth 120 personave që argëtoheshin në klubin e natës. E ndërsa qëllonte autori i dyshuar shqiptar thërriste: “Sonte do të ketë gjak, do të vdisni të gjithë”.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja, ndërsa sipas dëshmive të marra nga personat që ndodheshin në lokal, menjëherë pas të shtënave autori u largua me një taksi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO