ATLANTA - Në Atlanta, janë regjistruar 100 ditët e para të dy pandave binjake, që nga momenti i lindjes deri në momentin kur arrijnë të jenë autonomë. Në 2 minutat e kësaj video paraqiten momentet e ditëve të para të jetës së pandave dhe si ndryshojnë ato me kalimin e ditëve.
 
Të sapo lindura, janë dy krijesa të vogla dhe të brishta, po më pas rriten dhe arrijnë një peshë trupore 160 kilogram.  Në ditën e 15-të, duket si ato ndryshojnë formë dhe ngjyrë dhe në ditën e 40-të, ato marrin hijen e një pande të vërtetë, me të gjithë karakteristikat dalluese.
 
Kjo video është xhiruar në kopshtin zoologjik të Atlanës dhe falë ëmbëlsisë që paraqet dhe kurioziteti për të parë 100 ditët e para të dy pandave binjake, tashmë ka pushtuar internetin.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)