Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Godin, paguan klauzolën 40 milion euroshe të 24-vjeçarit

Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Godin, paguan klauzolën 40 milion euroshe të 24-vjeçarit

Nga Spanja raportohet se Atletico Madrid ka mbyllur gjithçka për një tjetër transferim. Skuadra e drejtuar nga Simeone ka gjetur zëvendesuesin e Diego Godin që pak ditë më parë u zyrtarizua si futbollist i Interit.

Bëhet fjalë për Mario Hermoso-n, futbollisti i Espanyol, për të cilin Atletico Madrid do të pagujë klauzolën 40 mln euro. 24-vjeçari pritet që në orët në vijim të bashkohet me klubin e ri ku do të formojë qendrën e mbrojtjes së bashku me Gimenez.

Ndërkohë për realizimin e këtij transferimi nuk ka asnjë mëdyshje pasi Hermoso është larguar nga ekipi para se të luhej testi i parë miqësor, me qëllim për të udhëtuar drejt Madridit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar