Futbolli elitar spanjoll është në raundin e 28-të. Këtë të shtunë Cadiz mposhti 2-0 Atletico Madridin, ndërsa Valencia fitoi 1-0 me Getafen. Myrto Uzuni shënoi dopietë për Granadan në ndeshjen që u humb 2-3 nga skuadra e shqiptarit.

Në "Mirandilla", Cadizi vendas fitoi 2-0 me Atletico Madrid. Diego Simeone kishte lënë disa nga titullarët pushim për ndeshjen e së mërkurën kundër Interit në Champions League, me duelin e parë të 1/8 që foli 1-0 për zikaltërit. Me idenë për të përmbysur rezultatin në CHL, Simeone bëri një rrotacion në ekip dhe e pësoi në kampionat. Juanmi me dopietë i dha tri pikë Cadizit.

Në "Mestalla" Valencia fitoi 1-0 me Getafen. Goli i Hugo Duros në minutën e 40-të i dha tri pikë "Lakuriqve", që janë duke bërë mirë në javët e fundit.

Granada humbi 2-3 kundër Real Sociedad për raundin e 28-të në La Liga. Golat për vendasit i shënoi Myrto Uzuni në minutat e 21 nga penalltia dhe 45+3 me aksion. Beratasi nuk gaboi përballë Remiro dhe shënoi fillimisht me penallti, teksa në fundin e pjesës së parë gjeti golin e nëntë këtë sezon në La Liga. Festë me "shqiponjë" për 27-vjeçarin që kërkohet nga Sevilla dhe Real Betis në merkato. Edhe pse me dy gola nga sulmuesi kuqezi, Granada u përmbys në shtëpi dhe sheh vendin e parafundit në renditje.

La Liga, java 28:

14:00 Valencia 1-0 Getafe

16:15 Cadiz 2-0 Atletico Madrid

18:30 Granada 2-3 Real Sociedad

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
VIDEO/ Dopietë nga Myrto Uzuni, e dërgon në 9-të numrin e golave në La Liga! Feston me 'shqiponjë'

Granada humbi 2-3 kundër Real Sociedad për raundin e 28-të në La Liga. Golat për vendasit i shënoi Myrto Uzuni në minutat e 21 nga penalltia dhe 45+3 me aksion. Beratasi nuk gaboi përballë Remiro dhe shënoi fillimisht me penallti, teksa në fundin e pjesës së parë gjeti golin e nëntë këtë sezon në La Liga. Festë me "shqiponjë" për 27-vjeçarin që kërkohet nga Sevilla dhe Real Betis në merkato. Edhe pse me dy gola nga sulmuesi kuqezi, Granada u përmbys në shtëpi dhe sheh vendin e parafundit në renditje.

Goli i parë i Myrto Uzunit

Goli i dytë i Myrto Uzunit